
"16 vjeç si Greta Koçi”, këngëtarja tregon si lindi batuta e famshme
Patjetër, të gjithë e dimë batutën e famshme që lidhet me moshën e këngëtares Greta Koçi, e cila mbetet gjithmonë 16 vjeç. Por, pak e dinë se si lindi e gjitha kjo.
E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtarja tregoi historinë që fshihet pas kësaj shprehje që ende e përndjek. Ajo tregoi se në hapat e parë të karrierës, së bashku me të ëmën, vendosën që të thonin se Greta ishte më e madhe në moshë, pa e ditur se kjo do të kthehej në një ‘meme’.
“Ka një histori kjo. Në këngën time të parë me Erion Korinin, “Kush ka faj”, unë kam qenë vetëm 13 vjeç e gjysmë. Mami im dhe unë, të dyja bashkë, vendosëm që unë të mos thoja se jam 13 vjeç e gjysmë, gjithmonë duke mos e ditur se ajo këngë do të ishte ndryshimi i jetës sime për 24 orë.
Ndaj, thamë: ‘Kush të na pyesë nëpër intervista, do themi se jam 15 vjeç se është turp, aq e vogël me këngë dashurie.”
Aulona në "The Dalina Show" shkaktojnë: “Nuk mund të jetë moderatore, dikush që nuk flet mirë shqip”
Në një intervistë për “The Dalina Show”, dyshja e munguar, Aulona dhe Fatma, siç e kanë zakon kur bëhen bashkë, nuk kursyen asnjë thumb për tematika të ndryshme.
Megjithatë, një deklaratë e Aulonës bëri bujë në rrjet dhe bëhet fjalë pikërisht për fjali:
“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje kur nuk di të flasë shqip siç duhet, në televizion publik…”
"Nuk di të flasë shqip": Beniada thumbon Aulonën pas deklaratës së saj
Beniada Nishani nuk e la me aq, por thumboi Aulona Mustën, pas deklaratës të kësaj të fundit.
Ajo ndau një video në rrjete sociale, ku ftoi ndjekësit të ndiqnin emisionin e saj, teksa na rikujtoi një shprehje popullore:
“Qentë le të lehin, karvani ec përpara,” tha ajo.
Rastësi? S'e besojmë.
Pas ndarjes, Selvije Jao tregon si është raporti i Shpat Kasapit me të birin
Selvije Jao ka treguar realitetin që qëndron pas ndarjes me këngëtarin Shpat Kasapi, me të cilin ka edhe një djalë, Roel.
Përmes një “ask me a question”/pyetje-përgjigje në Instagram, ajo theksoi se pavarësisht ndarjes, Shpati mbetet mjaft i përkushtuar ndaj djalit.
Sa i përket rritjes së djalit, ajo shtoi se nuk është e vetme, pasi këngëtari kontribuon gjithashtu dhe madje bën më të mirën e mundshme.
“Roeli ka babin më të mirë në botë që punon shumë dhe suporton rritjen e Roelit në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është se kontribuoj vetëm unë tek rritja e Roelit.”
Liami thotë se Egla ka komunikuar me familjarët brenda "BBVA 3" o.O
Liam Mandiaro, ish-banori i “BBVA”, në një intervistë për “Kosova Live” dha një deklaratë tronditëse ku aludoi se “fituesja” e edicionit të tretë të reality show-t kishte telefon dhe komunikonte me familjarët.
“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh Liami dhe theksoi se afërmendsh, ky është një avantazh krahasuar me banorët e tjerë që nuk kishin asnjë lajm dhe informatë nga jashtë.
Ai vijoi më tej, duke thënë se ka parë disa tabela me udhëzime brenda dhomës së rrëfimit dhe i është thënë shkurtimisht që “nuk ishin për të”. Ish-banori ngriti pikëpyetje mbi transparencën e lojës, duke thënë se “ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final”.
“Kishte telefon gjatë qëndrimit në “BBVA”: Egla ironizon deklaratën e Liamit
Egla Ceno reagoi ndaj deklaratës së Liamit vetëm 24 orë pas intervistës të këtij të fundit.
Në përgjigje, Egla ironizoi këtë pretendim përmes një shkrimi në rrjete sociale, ku thekson se asgjë e tillë nuk është e vërtetë.
“Dëgjova që "fituesi" paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare!
"Fituesi" fiton! Kush nuk e pranon, mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake (të rreme), lajme fake, informacione fake.
Interesante se si disa fitore lënë trauma kaq të mëdha,” shkruan ajo.
Pas shumë reagimesh, Aulona sqaron deklaratën ndaj Beniadës
Aulona reagoi publikisht pasi debatit online që nxiti përplasja e saj virtuale me Beniadën. Molla e sherrit pasivo-agresiv, sikundër e lexuat mësipër, ishte deklarata e Aulonës në “The Dalina Show”, ku ajo shpreh se Beniada prezanton një emision, por nuk di shqip.
Aulona, përmes një postimi në Instagram, sqaroi atë që tha, duke u shprehur:
“Pra, ku ishte e shara këtu? Ku ishte mosmbështetja e gruas? Ofendimi? Denigrimi? Tre gra me 20 vite eksperiencë në media, që i kanë provuar të gjitha llojet e medias, nga e shkruara, kur dilje me diktofon në dorë, te radio, televizioni, online etj, po thonë opinionet e tyre për një temë që i shqetëson. Opinione të bazuara mbi fakte!”, e nisi ajo reagimin.
Më tej, shtoi:
“Xhelozi? Seriozisht domethënë? Ashtu siç nuk kam frikë të them çfarë s’më duket e drejtë, ashtu nuk kam frikë të them publikisht edhe kush mendoj që profesionalisht vlen më shumë se mua! Kush e ka parë intervistën e di këtë. Kush nuk e ka parë, ja ku e ka, tre minuta janë”, duke nxitur ndjekësit që ta shohin fragmentin e deklaratës së saj.
Vëmendje njerëz! Jozi sapo thumboi Ledrin!
Po pra, shumë titull i çuditshëm, por ja ku jemi, aty ku s’na e priste mendja: Në Instagram-in e Jozit, duke parë një kunjë që i ka hedhur Ledrit.Jozi ka bërë një “seancë” me pyetje-përgjigje në Instagram dhe sigurisht, nuk mungoi një pyetje lidhur me intervistën e Ledrit për “Pushime on Top”, ku u shpreh se nuk do të bënte bashkëpunim me Jozin, por me Gjestin po.
Jozi, përfitoi nga rasti dhe iu përgjigj pyetjes së një personi kurioz duke thënë: “Qingjat në tufë; luani vetëm në fron”.
Nejse, Jozi, edhe luanët rrinë në tufë kur ia do puna, por që e kuptuam idenë, ti je më i forti; Gjesti dhe Ledri janë dele.
Me zemër shpresojmë të kemi një ‘beef’ se nuk shtyhet vera pa ndonjë thashethem, por që presim…
Ups! Këto foto tregojnë se Ledri dhe Xhensila mund të jenë çift
E mbyllim me një lajm eksklusiv. Ledri tha që duhet kimi dhe dashuri për t’u lidhur me dikë dhe ndonëse i hodhi poshtë pretendimet se është në një lidhje me Xhensilën, këto foto dëshmojnë të kundërtën.
Ledri dhe Xhensila shfaqen më të afërt se kurrë me një grup miqsh (sipas burimeve të Anabel, në Ibiza).
Ndonëse Xhensila është përpjekur të mbulojë fytyrën, ka një detaj që e nxjerr zbuluar: Tatuazhi në dorë.
E veshur me streçe të zeza dhe një crop top me të njëjtën ngjyrë, Xhensila ka pozuar teksa përqafohet nga Ledri, por ka mbuluar fytyrën me një erashkë. Gjithsesi, neve s’na shpëton gjë dhe ja ku jemi, me foto ekskluzive të çiftit më të ri (ndoshta).