
Eni Çobani është shfaqur në një video në llogarinë e Ardit Gjebreas, i cili e pyeti nëse ka dashur ndonjëherë ta ndërpresë emisionin “Shihemi në gjyq”. Eni tregoi për herë të parë se është përballur me presione të forta nga njerëz me pushtet, duke u shprehur:
“Po, kam dashur që të mos e bëj më rubrikën ‘Shihemi në gjyq’. Unë jam një person që kam mbajtur shumë presion. Kanë dashur të mos flas. Njerëz të fuqishëm në Shqipëri u janë afruar njeriut tim me presione shumë të forta.
Më tej, vijoi:
“Kanë dashur të më shohin të rrëzuar, përtokë, që të mos flas më. Por unë jam betuar që do të marr përsipër problemet e njerëzve”.
View this post on Instagram
Kjo është deklarata e parë e gjyqtares, në të cilën thotë hapur se është përballur me presione të ndryshme. “Shihemi në gjyq” është një ndër rubrikat më të njohura të “E Diela Shqiptare”, emision që moderohet nga Ardit Gjebrea.