Fashion & Beauty

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në Shqipëri!

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Gabriele Brunelli ishte i ftuar këtë javë në dyqanin e MAKE UP FOR EVER në Tiranë. Ai është drejtori artistik i MAKE UP FOR EVER në Itali, Kroaci dhe Shqipëri. Pas shkollimit dhe eksperiencës së gjatë në fushën e modës dhe grimit, tani ai e ndan pasionin e tij tek të tjerë përmes mësimdhënies.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Gabriele mbajti trajnimin për nivelin e parë të edukimit për grimierë nga MAKE UP FOR EVER. Ky trajnim përmbante njohuritë thelbësore për bazat e makeup-it.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Ne mundëm të siguronim disa minuta nga dita e tij për t'i marrë disa këshilla për bazat e trukimit të përditshëm.

Z. Brunelli çfarë produkti rekomandoni që grimi të zgjasë gjithë ditën?
Primeri (ose baza) është produkti që nuk duhet t'i mungojë asnjë vajze. Ky produkt i jep lëkurës pamje më të njëtrajtshme dhe të freskët; dhe e bën grimin të qëndrojë më gjatë në lëkurë.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Si të veprojmë në zgjedhjen e Primer-it?
Për të zgjedhur primer-in, shikoni mangësitë e lëkurës në ngjyrimin dhe tonin e saj. Primer-i duhet të ketë një ngjyrë që eleminon probleme të tilla si: skuqja apo rrathët e errët poshtë syve. Më pas, mendoni për përfundimin që doni që primer-i të ketë në lëkurë, me shkëlqim, mat apo natyral.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Çfarë grimi është më i përshtatshëm për përditshmërinë?
Unë do të rekomandoja vendosjen e bazës dhe fondatinës. Fondatina optimale do ishte me bazë xheli ose uji, me një efekt të lehtë, që të duket si lëkurë e dytë. Te sytë do të rekomandoja një ngjyrë toke të sfumuar lehtësisht në qepallë, si dhe shumë rimel në qerpikë. Një primer i mirë për qerpikët, i ndjekur nga një mascara me efekt volumi, do të ishte zgjedhja perfekte. Mos harroni ta aplikoni me kujdes nga rrënja e qerpikëve.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Si mund t’i japim pak ngjyrë lëkurës në dimër?
Për t'i dhënë jetë lëkurës, MAKE UP FOR EVER ka krijuar 2 produkte. I pari është Pro Fusion Bronzer, i cili i jep ngjyrë lëkurës tuaj, dhe duket shumë natyral falë formulës të tij unike. Aplikojeni poshtë mollëzave dhe lehtësisht në konturet e fytyrës për t’i dhënë një pamje natyrale, e cila duket sikur është përfituar nga rrezet e diellit.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Përveç bronzer-it duhet përdorur dhe highlight-i (ndriçuesi) Pro Light Fusion. Ky produkt ka formulë të ngjashme me bronzer-in, duket si pluhur, por ka përbërje xheli, që e bën të duket shumë natyral në lëkurë. Aplikojeni këtë mbi mollëzat dhe aty ku doni t'i jepni dritë lëkurës.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

A duhet të përdorim bronzer dhe highlight përditë, apo të bën të dukesh e ngarkuar?
Kohët e fundit, në rrjetet sociale kemi parë që tendencat shkojnë drejt grimit të rënduar, por kjo i ka bërë vajzat ta humbasin natyralitetin dhe freskinë, duke u kthyer në kopje të njëra tjetrës. Për mendimin tim, duhet patjetër që grimi të bëhet i plotë përditë, sepse edhe filozofia e MAKE UP FOR EVER është që vajzat duhet ta jetojnë jetën e tyre si të ishin përditë në një pasarelë, ama, çdo produkt duhet vendosur në masën e duhur. Mund të vendosni të gjitha produktet, por sa më lehtësisht, për të theksuar bukurinë natyrale.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Në përfundim, Gabriele na tregoi se megjithëse është hera e tij e disatë në Shqipëri, ai e dashuron këtë vend për shkak të energjive pozitive që i fal puna e tij. Ai mendon se vajzat shqiptare kanë dëshirën dhe nevojën për të mësuar mbi grimin dhe i pëlqen dëshira e tyre për të eksploruar të bukurën.

Gabriele punon me një kënaqësi të madhe në bashkëpunim me New Look Tina për të sjellë akademinë La Truccheria MAKE UP FOR EVER në Shqipëri.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Në këtë seancë trajnimi, të gjithë pjestarët, të cilët ishin profesionistë ose thjesht të apasionuar ndaj grimit, morën informacione të hollësishme dhe udhëzime nën kujdesin e Gabrieles.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Vlen për t’u permendur dhe libri i cili kishte çdo detaj të shpjeguar në shqip, duke filluar nga anatomia e fytyrës, deri te teknikat për grimin profesional.

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Në përfundim të trajnimit, pjesmarrësit u pajisën me çertifikata nga MAKE UP FOR EVER La Truccheria!

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Një nga grimierët më të mirë italianë vjen në

Në prill të vitit që vjen, Gabriele do të rikthehet me trajnimet e tij, prandaj nëse nuk patët mundësi ta ndiqni këtë herë, mbajini sytë hapur për vizitën e tij të radhës, për të patur mundësinë e mësimit nga një profesionist i vërtetë!

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb