Relationships

Një mik po ju shmang pa të keq apo po ju lë pas dore? Ja si ta kuptoni

Një mik po ju shmang pa të keq apo po ju lë pas dore? Ja si ta

Me kalimin e viteve, shumë miqësi transformohen. Ato miqësi për të cilat mund të vinim “duart në zjarr dikur”, mund të kthehen në marrëdhënie me pak ose aspak përkushtim, ku nuk kërkohet kontakt i përditshëm.

Por, a është kjo një shenjë që miqësia po përshtatet me realitetin e ri të jetës suaj apo miku juaj po ju shmang me qëllim? Ndonjëherë, këto marrëdhënie të quajtura "miqësi pa shumë përkushtim" mund të jenë plotësisht të shëndetshme, por në raste të tjera mund të thjesht të shërbejnë për të maskuar indiferencën apo mungesën e përkushtimit.

Çfarë janë miqësitë "pa shumë përkushtim"?

Një miqësi me pak përkushtim është ajo në të cilën mund të kaloni javë ose muaj pa folur dhe kur më në fund takoheni, është sikur koha nuk ka kaluar fare. Mund të jetë një mesazh i shpejtë herë pas here, një meme e ndarë ne Whatsapp, ose një telefonatë rastësore për t'u përditësuar për jetën e njëri-tjetrit. Të tilla miqësi janë të përshtatshme për njerëzit me orare të ngjeshura, por shpesh ngrihet pyetja: A po e përdorim këtë mungesë përkushtimi si justifikim për të mos u përkushtuar më në miqësitë tona?

Kur mungesa e përkushtimit kthehet në problem?

Shembull: Kujtoni një mik me të cilin keni kaluar periudha të arta të jetës suaj. Ju keni qenë gjithmonë të afërt, por kohët e fundit, miku juaj është bërë më pak i pranishëm. Nuk ju shkruan më, nuk tregon interes për aktivitetet tuaja dhe kur ju përpiqeni të organizoni një takim, gjithmonë gjendet një justifikim i sekondës së fundit. Ju filloni të ndiheni të lënë pas dore dhe pyesni veten nëse kjo është thjesht një fazë e përkohshme apo një shenjë që raporti shoqëror po zbehet.

Ndërsa në disa raste, këto sjellje mund të jenë një shenjë që miku juaj po kalon një periudhë të ngarkuar, në të tjera mund të tregojnë se ai ose ajo po ju lë pas dore pa e kuptuar. Ndonjëherë është e vështirë ta dallojmë, pasi ne gjithashtu ndodhemi në mes të rutinës sonë të ngarkuar dhe mund të mos e kuptojmë që miqësia është bërë disi e njëanshme.

A po e përdorni "miqësinë pa shumë përkushtim" si justifikim për indiferencën?

Ka raste kur njerëzit justifikojnë distancën duke e konsideruar atë si një miqësi të pjekur dhe të balancuar, kur në të vërtetë po e lënë pas dore marrëdhënien. Për shembull, nëse gjithmonë prisni që personi tjetër të nisë kontaktin dhe nuk përpiqeni vetë të përfshiheni duke nisur ju vetë bisedën, atëherë kjo tregon një mungesë përpjekjeje nga ana juaj.

Miqësitë, ashtu si çdo marrëdhënie tjetër, kërkojnë përkujdesje. Ato duhet të 'ushqehen' me kohë të përbashkët, me kujdes dhe angazhim të ndërsjellë. Nëse jeni gjithmonë personi që bën përpjekje për ta mbajtur miqësinë gjallë, ose nëse vëreni se miku juaj nuk investon më kohë apo energji në marrëdhënie, mund të jetë koha për të reflektuar mbi vlerën e asaj miqësie.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Is a friend innocently avoiding you or neglecting you? Here's how to figure it out

Një mik po ju shmang pa të keq apo po ju lë pas dore? Ja si ta

Over the years, many friendships are transformed. Those friendships for which we could put our "hands on fire once" can turn into relationships with little or no commitment, where daily contact is not required.

But is this a sign that the friendship is adjusting to the new reality of your life or is your friend avoiding you on purpose? Sometimes, these so-called "friendships without much commitment" can be completely healthy, but at other times they can simply serve to mask indifference or a lack of commitment.

What are "non-committal" friendships?

A low-commitment friendship is one where you can go weeks or months without talking, and when you finally meet, it's like no time has passed at all. It could be a quick text every now and then, a meme shared on Whatsapp, or a casual phone call to catch up on each other's lives. Such friendships are convenient for people with busy schedules, but the question often arises: Are we using this lack of commitment as an excuse to stop committing to our friendships?

When does lack of commitment become a problem?

Example: Remember a friend with whom you spent golden periods of your life. You have always been close, but lately, your friend has become less present. He no longer texts you, shows no interest in your activities, and when you try to arrange a meeting, there is always a last second excuse. You start to feel neglected and wonder if this is just a temporary phase or a sign that the social relationship is fading.

While in some cases, these behaviors may be a sign that your friend is going through a busy period, in others they may indicate that he or she is neglecting you without realizing it. Sometimes it's hard to tell, as we too are in the midst of our busy routines and may not realize that the friendship has become somewhat one-sided.

Are you using "uncommitted friendship" as an excuse for indifference?

There are times when people justify the distance by considering it as a mature and balanced friendship, when in reality they are neglecting the relationship. For example, if you always wait for the other person to initiate contact and don't try to get involved by starting the conversation yourself, then this shows a lack of effort on your part.

Friendships, like any other relationship, require nurturing. They must be 'nourished' by shared time, with mutual care and commitment. If you're always the person who makes the effort to keep the friendship alive, or if you notice that your friend no longer invests time or energy in the relationship, it may be time to reflect on the value of that friendship.

Suggested articles: