News

Një lojë e denjë, edhe pse pa kapiten! Ja çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Zvicër!

Përfundoi 0-1 në favor të Zvicrës ndeshja Shqipëri-Zvicër. Një ndeshje plot tension; 3 kartona të verdhë për lojtarët shqiptarë, dhe vetëm 10 lojtarë gjatë shumicës së lojës për Kombëtaren Shqiptare. E megjithatë, lojtarët tanë e mbrojtën portën më së miri, edhe pse ishin më të paktë në numër, ndërsa Berisha e blindoi portën sidomos gjatë pjesës së dytë, kur priti shumë raste goli pothuajse të sigurt.

Ndeshja nisi menjëherë në favor të Zvicrës, me një gol të shënuar në minutën e 5-të nga Fabian Schaer. Më pas gjatë pjesës së parë u duk se topi u zotërua nga lojtarët e Shqipërisë deri rreth minutës së 30, pasi më pas pati disa raste për gol nga ana e lojtarëve të Zvicrës, mes të cilëve dy ishin shtylla. Në minutën e 36 u nxorr jashtë kapiteni i Shqipërisë, pas dy kartonave të verdhë, i dyti për shkak se e preku topin me dorë.

Edhe pjesa e dytë e lojës nisi me 10 lojtarë. Në minutën e 50 Sadiku nuk arriti të shënonte gjatë një rasti shumë të mirë. Në minutën e 61-të De Biasi bëri ndërrimin e parë, duke zëvendësuar Granit Xhakën me Ergys Kaçen. Por me të hyrë, ai kreu një ndërhyrje të gabuar çka i solli një karton të verdhë. Në minutën e 72-të del Roshi për tu zëvendësuar nga Çikalleshi. Sadiku pati një rast shumë të mirë në minutën e 75, por topi e preku rrjetën nga mbrapa.

Në minutën e 81-të Sadiku zëvendësohet nga Gashi. Drejt fundit të lojës, në minutën e 86 Gashi humbi një rast qëndror, ndoshta më i miri i ndeshjes. 3 minutat shtesë nuk u mjaftuan futbollistëve tanë për të barazuar, ndonëse u treguan qartësisht këmbëngulës deri në sekondat e fundit.

E para ndeshje e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Euro 2016, pati nisje plot emocione, për dy skuadra të cilat dominohen nga futbollistët shqiptarë në formacionet e tyre. Takimi i futbollistëve shqiptarë që luajnë për 2 kombëtare të ndryshme , ishte një moment plot emocion e tension; fytyrat e Granit Xhakës dhe Taulant Xhakës, dy vëllezërve që për herë të parë në Kampionatin Evropian, luajnë kundër njëri-tjetrit, ishin në qendër të fokusit të kamerave.

E siç pritej, këndimi për herë të parë i himnit shqiptar në një kampionat evropian, ishte një moment shumë prekës, me futbollistët shqiptarë, trajnerin De Biasi, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, që këndonin njëzëri himnin shqiptar.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb