
Sfilata e re e Balmain, në të cilën do të prezantohet Koleksioni Pranverë 2020 për meshkuj, do të organizohet si pjesë e festivalit Fête de la musique (Festa e Muzikës), një festival vjetor muzikor që zhvillohet rrugëve të Parisit më 21 qershor.

Prezantimi i koleksionit do të mbahet ditën më të gjatë të vitit, pra 21 qershor, dhe do të shoqërohet nga një sërë koncertesh të drejtuara nga DJ francez Gesaffelstein në bashkëpunim me drejtorin kreativ të Balmain, Olivier Rousteing.

Gjithë shfaqja që pritet t’i kalojë pritshmëritë do të organizohet në Jardin des Plantes, një kopsht 384-vjeçar në Paris.


Në përputhje me traditën e Fête de la musique, 1500 bileta do të jepen falas në Balmain.com nga data 7 qershor. Fitimet e shfaqjes do të shkojnë për organizatën jofitimprurëse ndërkombëtare, (RED), që mbështet luftën kundër AIDS.

Rousteing, i cili u emërua si drejtor kreativ i Balmain në vitin 2011, është shprehur shpesh se muzika është element kyç në frymëzimin e tij.
Burimi: Women's Wear Daily