Health

Nisur nga Hailey Bieber, a ndihmon kontakti me ujin e ftohtë në lehtësimin e ankthit?

 

Nisur nga Hailey Bieber, a ndihmon kontakti me ujin e ftohtë në
TikTok


Hailey Bieber nuk e ka problem të zhytet në një pishinë me ujë të ftohtë dhe këtë e ka treguar përmes një videoje në TikTok. Ajo postoi momentin kur futet në ujin e ftohtë dhe qëndron atje për minimumi 30 sekonda dhe shkroi se kjo e ka ndihmuar shumë me ankthin dhe përmirësimin e humorit.

@haileybieber

back with another cold plunge series. cold plunging has helped me a lot with anxiety and overall mood. ?

? girls like me don't cry (sped up) - thuy


Por, nisur nga kjo, a e lehtëson kjo metodë ankthin?
 
Kjo njihet si “metoda e Wim Hof” dhe përkon me zhytjen e trupit në ujë të ftohtë, me qëllim rregullimin e humorit dhe rikthimin në realitet, pas ndonjë episodi të mundshëm ankthi. Megjithatë, nuk ka studime specifike që tregojnë se metoda në fjalë ka një rezultat të tillë, por kërkime të ndryshme, të kryera veçanërisht në Europë, kanë zbuluar se kjo metodë ka disa avantazhe pozitive.
 
Në Britaninë e Madhe, në vitin 2020, u krye një kërkim në të cilën morën pjesë disa persona, 61 prej të cilëve bënë një kurs noti që zgjati 10 jave dhe notonin në ujë të ftohtë. Në përfundim, ata patën rezultate shumë pozitive dhe një humor më të mirë sesa pjesa tjetër e pjesëmarrëseve.
 
Disa shkencëtarë mendojnë se zhytja në ujë të ftohtë mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve të shëndetit mendor, ankthin dhe depresionin. Për këtë, u mor në konsideratë rasti i izoluar i një 24-vjeçareje që vuante nga depresioni. Për 4 muaj, ajo notoi në ujë të ftohtë dhe pas kësaj periudhe, nuk pati më nevojë të kurohej me medikamente. Por, nuk përjashtohet as mundësia që kjo metodë të ketë rezultate të mira, për shkak të efektit placebo*.
 
Efekti placebo* - ndodh kur vërehet një përmirësim i dukshëm fizik apo mendor, pavarësisht faktit që nuk merr një trajtim mjekësor aktiv.
 
Edhe pse ekziston mundësia që të jetë një rezultat i efektit placebo, ende nuk dihet se cili element i metodës kontribuon në përmirësimin e humorit dhe mirëqenies mendore, vëren Mike Tipton, profesor i psikologjisë së aplikuar në univeristetin e Portsmouth në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Një prej arsyeve mund të jetë sepse zhytja në ujin e ftohtë redukton hormonin e stresit, saktësisht kortizolin. Disa hulumtime kanë treguar se metoda e Wim Hof mund të rrisë dopaminën dhe të dhurojë ndjesinë e adrenalinës dhe lumturinë.
 
Por, ka edhe një hulumtim, i cili e ka burimin në një kërkim në vitin 2010 dhe tregon se shokimi që përjeton trupi kur bie në kontakt me ujin e ftohtë, e ndihmon trupin dhe mendjen të rikthehet në realitet dhe ta përballojë më mirë një situatë stresuese.
 
Sigurisht, e ritheksojmë që studimet për këtë metodë janë ende të pakta dhe kërkimet e kryera dhe të përmendura më sipër nuk e përcaktojnë në mënyrë të saktë nëse metoda ndihmon vërtet në lehtësimin e ankthit.

 

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee