
Sot, të veshësh më shumë se një fustan në dasmë duket se është norma e re. E bëri dukesha e Cambridge dhe Sussex, Kim Kardashian apo Gwyneth Paltrow.
Në "Goca & Gra", Armina Mevlani foli për planet e dasmës dhe tha se ka vendosur të veshë dy fustane.
Cili është numri perfekt i fustaneve që duhet të veshë një nuse? A ka një të tillë?
Vendimi i një gruaje për të veshur fustane të shumta nusërie mund të shihet si progres - një tregues i mënyrës se si rolet e grave tani janë të pasura dhe të shumëanshme. Pra, ju mund të zgjidhni një fustan me të cilin mund të pozoni këndshëm, një me të cilin mund të kërceni lirshëm etj.
Nuk ka një numër ideal fustanesh për të veshur, por zakonisht duket se vajzat po zgjedhin 2-3 fustane.

Një arsye për këtë mund të jetë edhe fakti se sot kemi shumë opsione dhe është e vështirë të zgjedhësh vetëm një.
Pa përmendur që dasmat ndahen në pre-party, darka, pjesa pas-darke etj. dhe kështu nuset gjejnë nevojën për të eksperimentuar me modelet dhe prerjet e fustaneve.
Thënë këto, nuk ka një numër magjik. Vishni sa të doni! Rëndësi ka të ndiheni mirë dhe të ndiheni më të bukurat në një nga ditë më të rëndësishme të jetës suaj!