News

Kryeministri Rama për ngjarjen në Fier: 'Pritet verdikti më ekstrem i drejtësisë'

Kryeministri Rama për ngjarjen në Fier: 'Pritet verdikti më

Përditësim, 17 nëntor, ora 09:45: Kryeministri Edi Rama, në një intervistë nga aeroporti "Nënë Tereza" u ndal te ngjarja tronditëse në qytetin e Fierit, ku një i mitur, 8 vjeç, u gjet i vrarë dhe i mbuluar me baltë në oborrin e fqinjit.

“Pritet me padurim nga të gjithë verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin, i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes së shpejtë nga Policia, gjendet sot prapa hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë. Duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes dhe profilin e autorit, mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë”, tha kryeministri.

Artikulli i mëparshëm (16 nëntor, ora 22:00): Ngjarja e rëndë në Fier: 38-vjeçari rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 8 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, saktësisht në fshatin Grecall, ku një 38-vjeçar rrëmbeu, vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë një djalë 8 vjeç.

Euronews Albania raporton se e ëma e viktimës e kishte raportuar fëmijën të humbur, pasi nuk qe kthyer në banesë. Trupi u gjet i mbuluar me baltë, në ambientet e banesës së Klodian Çalamënit, 38 vjeç.

Sipas gazetarëve në terren, Çalamëni ishte komshi me viktimën dhe dyshohet se e ka vrarë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në një cep të oborrit të tij. “E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr,” shkruan BalkanWeb për deklaratën e 38-vjeçarit.

BalkanWeb raporton se fill pas këtij episodi të rëndë, ai ka dalë në rrugë dhe ka pyetur disa herë familjarët e viktimës nëse e kishin gjetur djalin. Kjo gjë mendohet se ka bërë që përkohësisht të humbin gjurmët.

Sipas Euronews, autori ka shfaqur shenja dhune edhe në të shkuarën, kryesisht kundrejt fëmijëve. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se Klodian Çalamëni në moshën 29 vjeçare ka rrëmbyer një 16-vjeçare.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Serious event in Fier: 38-year-old kidnapped and killed an 8-year-old child

Kryeministri Rama për ngjarjen në Fier: 'Pritet verdikti më

A serious incident occurred in the city of Fier, exactly in the village of Grecall, where a 38-year-old kidnapped, killed and buried an 8-year-old boy in the backyard.

Euronews Albania reports that the victim's mother had reported the missing child, as she had not returned to the apartment. The body was found covered in mud, in the apartment of Klodian Çalameni, 38 years old.

According to field reporters, Çalamëni was the victim's neighbor and allegedly killed him and then covered him with mud in a corner of his yard. "I took it home. I killed him and buried him in the yard with mud, " BalkanWeb writes about the event.

BalkanWeb reports that right after this serious episode, he took to the streets and asked the victim's relatives several times if they had found the boy. This is thought to have caused them to temporarily lose track.

According to Euronews, the author has shown signs of violence in the past, mainly against children. According to preliminary data, it is suspected that Klodian Çalamëni at the age of 29 (year 2012) kidnapped a 16-year-old.