Showbiz

Opaaa, nisi Ledioni me kunjat! Për Arbanën e kishte?

Opaaa, nisi Ledioni me kunjat! Për Arbanën e kishte?
Foto: @mr.ledionlico / Instagram

Na duket se këtë edicion të "Big Brother VIP", Ledion Liço thjesht do hedhë kunja e batuta sapo ta ketë mundësinë dhe ne do të rrimë t’i gjejmë kuptimin. Dhe po, ja ku erdhi e para.

Gjatë spektaklit, opinionisti Arbër Hajdari u shpreh se banorët e këtij edicioni duken të fortë në batuta dhe parashikoi se “do të jemi mirë”. Ledioni, pa humbur kohë, ia ktheu me humor:

“Pra, ne të dy do të lodhemi më pak.”

Arbri shtoi me të qeshur “ose gara do të jetë më e fortë”. Dhe këtu, Ledioni nuk e la rastin të ikte:

“Jo mo jo, ishte edicion tjetër ai ku prezantuesi ishte në garë me konkurrentët.”

Në YouTube, menjëherë njerëzit nisën të komentonin: “Me Arbanën e ka?”, “Po me Arbanën e kishte”, “Sigurisht që e ka me Arbanën” etj.

Për hir të së vërtetës, edicioni i “Big Brother VIP” që mbahet mend për batutat (ose më saktë, për një konkurrent me batuta) ishte BBV 2, me Luiz Ejllin në qendër të vëmendjes. Asokohe, reality show-n e prezantonte Arbana Osmani.

Nga sa na kujtohet, Arbana nuk ka tentuar kurrë - të paktën ne nuk e kemi vënë re - të hyjë në garë batutash me banorët. Por hej, ndoshta Ledioni di diçka që ne s’e dimë...

Poll

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Oops, Ledioni started with the pins/bats! Did he have one for Arbana?

Opaaa, nisi Ledioni me kunjat! Për Arbanën e kishte?
Photo: @mr.ledionlico / Instagram

It seems to us that this edition of "Big Brother VIP", Ledion Liço will simply throw the batuta pin as soon as he gets the chance and we will have to wait to find the meaning. And yes, here comes the first one.

During the show, columnist Arbër Hajdari said that the residents of this edition seem strong in their jokes and predicted that "we will be fine." Ledioni, without wasting time, responded with humor:

"So we'll both be less tired."

Arbri added with a laugh, "or the competition will be stronger." And here, Ledioni didn't let the opportunity slip away:

"No no no, it was another edition where the presenter was competing with the contestants."

On YouTube, people immediately started commenting: "Is it with Arbana?", "Yes, it was with Arbana", "Of course it is with Arbana", etc.

To be honest, the edition of "Big Brother VIP" that is remembered for the jokes (or rather, for a contestant with jokes) was BBV 2, with Luiz Ejllin in the spotlight. At that time, the reality show was hosted by Arbana Osmani.

As far as we can remember, Arbana has never attempted - at least not that we've noticed - to engage in a joking contest with the residents. But hey, maybe Ledioni knows something we don't...

Poll