
Meritoni, megjithëse ka zgjedhur deri diku paqen për të folur për ish-in, Ilnisa Agollin, sërish s’e ka kursyer një thumb të vogël, por djegës. I pyetur nga moderatorët e “UëtëFë Show”, se nëse e ka dëgjuar intervistën e Ilnisës, ku ajo është shprehur se Meritoni “ka IQ të ulët”, megjithëse tha se nuk i ndjek intervistat, ish-banori i “BBVA”, e etiketoi moderatoren si “Ilnisa e showbiz-it”.
View this post on Instagram
Ilnisa mbase e dëgjoi intervistën dhe publikoi një foto me mbishkrimin:
“Qëndrimi im është më i madh se egoja jote”, duke iu kundërpërgjigjur (ndoshta) ish-it!
View this post on Instagram
Meritoni, gjatë intervistës së tij, edhe e përshëndeti Ilnisën, siç bën me gjithë ish-at (sipas tij), por secili e di ku i djeg plaga.
Urojmë tani të shohim një dramë tipike ‘lovers to enemies’.