News

Nga 1 janari, taksa e makinës jo më pak se 10 mijë lekë të reja

Të gjitha makinat pa përjashtim, edhe ato të cilat kanë vitin e tyre të parë të përdorimit, do të paguajnë taksë të automjetit në vitin 2015. Çmimi dysheme që ministria e financave ka lënë për të gjitha llojet e automjeteve është 10 mijë lekë të reja, ndërsa për ato makina, të cilat paguajnë taksë vjetore të përdorimit mbi këtë kufi, pagesa vjetore nuk do të ndryshojë. Me ligjin e ri i cili do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit që vjen, preken rreth 200 mijë automjete. Kështu sipas kësaj tabele, makinat të cilat përdorin naftë nuk do të kenë kosto shtesë shumë të mëdha, ndërkohë që më shumë do ta ndiejnë këtë rritje makinat të cilat janë me benzinë. Sipas projektligjit të përgatitur nga financat thuhet:

“Në harmonizim të trajtimit fiskal të karburanteve për efekt të ndotjes së ambientit dhe përdorimit të infrastrukturës rrugore, do të vendoset një taksë dysheme jo më pak se 10 mijë lekë për të dyja efektet që sjell përdorimi i makinës: ndotjen e ambientit dhe përdorimi i infrastrukturës rrugore”

Aktualisht llogaritja e pagesës vjetore që bën çdokush, i cili ka në pronësi një makinë është e tillë: Kubikët e makinës shumëzohen me koeficientin e moshës dhe më pas tarifën fikse të karburantit. Nëse është makinë benzine koeficienti është 10, ndërsa për ato që përdorin naftën, tarifa fikse që shumëzohet është 12.5. Me këtë ligj do të preken drejtpërdrejt 17 mijë automjete të cilat kanë vjetërsi jo më të madhe se 3 vite përdorimi dhe që deri sot ishin të përjashtuar nga kjo taksë. Ky ndryshim do t’i sigurojë buxhetit të shtetit 636 milionë lekë të ardhura.

Burimi: Lapsi.al

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb