






Fytyrë drejtkëndore:
Kjo lloj fytyre është katrore, por disi më e gjatë në pjesën e ballit dhe mjekrës. Njerëzit me këtë formë fytyre vlerësojnë shumë arsyen dhe janë mendimtarë të mirë, saqë shpesh herë i mendojnë gjërat më tepër se duhet. Zakonisht janë mjaft të programuar dhe nuk para flasin për ndjenjat e tyre. Ata zakonisht bëjnë stërvitje fizike , sepse duan të çlirojnë tensionin e brendshëm që iu vjen nga të menduarit së tepërmi.
Fytyrë e rrumbullakët:
Kjo lloj fytyre ka një ballë relativisht të gjerë dhe është e mbushur tek pjesa e mollëzave. Njerëzit me këtë lloj fytyre zakonisht janë shumë të dashur dhe bëjnë për të tjerët, duke i vënë të tjerët para vetes. Ana negative e tyre është se ndonjëherë japin shumë në një marrëdhënie, pa marrë atë që japin në këmbim. Mënyra sesi këta sillen në një marrëdhënie, është shpesh një magnet për narcizistët, të dashuruar me veten.
Fytyrë në formë diamanti:
Këto lloj fytyrash janë më të gjera në mes dhe të majëzuara në pjesën e ballit dhe mjekrës. Zakonisht u përkasin njerëzve të cilëve u pëlqen kontrolli dhe i kërkojnë gjërat sipas mënyrës së tyre. Njerëzit me këtë formë fytyre janë të fiksuar pas detajeve dhe si rrjedhojë, bëjnë punë shumë cilësore. Gjithashtu janë shumë të saktë në gjërat që thonë dhe të aftë në komunikim. Por, nëse u hyn në rreze, këta mund të jenë shumë therës në ato që thonë.
Fytyra ovale:
Ekspertët e bukurisë thonë se kjo është forma më e përsosur e fytyrës. Fytyrat ovale karakterizohen nga nofulla më të holla se mollëzat. Zakonisht, njerëzit me këtë lloj fytyre thonë gjënë e duhur në çastin e duhur, për ta bërë dikë të ndihet mirë. Madje, ndonjëherë përqëndrohen së tepërmi tek ajo se çfarë duhet të thonë.
Fytyrë katrore:
Kjo lloj fytyre zakonisht ka ballë të gjerë dhe nofulla po aq të gjera. Njerëzit me këtë formë fytyre janë zakonisht shumë të fortë, që marrin përsipër projekte të mëdha pasi kanë një bazë shumë të qëndrueshme brenda vetes.
Fytyrë në formë zemre:
Kjo lloj fytyre karakterizohet nga balli i gjerë dhe mjekra shumë e vogël. Njerëzit me fytyrë në formë zemre janë njerëz me një forcë të brendshme të pashterrshme, por ndonjëherë mund të jenë shumë kokëfortë sepse shquhen për vullnet dhe këmbëngulje. Forca e tyre nuk buron nga qëndrueshmëria, por nga fuqia e brendshme që i karakterizon. Mund të ushtrojnë shumë presion mbi ju për të bërë gjërat që ata mendojnë se duhet të bëni, sepse nëse e kanë një qëllim, ai duhet përmbushur me çdo kusht. Gjithashtu kanë intuit shumë të fortë, ndaj e dinë gjithmonë se çfarë lëvizjesh duhet të bëjnë. Nga ana tjetër janë edhe shumë krijues.
Fytyrë trekëndore:
Kjo lloj fytyre është më e ngushtë tek pjesa e ballit dhe mjekra është më e gjerë. Njerëzve me këtë formë u pëlqen të marrin përgjegjësi dhe të kenë kontroll. Sa më të ngushtë ta kenë ballin në krahasim me nofullën, aq më tepër u pëlqen atyre pushteti. Ndaj, zakonisht janë shumë të suksesshëm.
“Forma e fytyrës suaj tregon tiparet kryesore të personalitetit dhe qasjen tuaj ndaj jetës” thotë Jean Haner, ekspertja e deshifrimit të tipareve të fytyrës, të cilën e njohim në Anabel nga artikulli “Çfarë tregon forma e buzëve për personalitetin tuaj”. Shumica e njerëzve, thotë ajo, kanë një ndërthurje të formave të fytyrës, por ka disa njerëz me një formë të mirëpërcaktuar fytyre. Haner na tregon se çfarë tregojnë format më të përhapura të fytyrës për personalitetin tonë.
Burimi: Cosmpolitan
Përshtati: Genta Hodo