Showbiz

Ja çfarë do e rikthejë Arbana Osmanin në Top Channel

Arbana Osmani do t'i rikthehet shumë shpejt ekranit të Top Channel në prezantimin e një format të ri televiziv. Ajo dhe producenti më i njohur i Top Channel, Rezart Aga, i suksesshëm në spektakle si Big Brother Albania (7 edicionet e para), "Masterchef Albania" dhe "The Voice of Albania", i cili do të jetë në krye të produksionit, do të sjellin transmetimin e spektaklit "I can do that", show-t më të famshëm izraelit i krijuar nga Armoza Formats.

Top Channel ka blerë patentën e spektaklit, i cili pritet të nisë transmetimin në muajin tetor dhe ku do të jetë pjesë personazhe të famshëm, të cilët konkurrojnë me njëri-tjetrin për të treguar talentin në fushat klasike si kërcimi, muzika por më interesantja akoma do të jetë përballja e tyre në fusha specifike dhe aftësitë e tyre të veçanta.

Ky prodhim izaraelit i shitur në 20 shtete të botës ka pasur sukses shumë të madh në Amerikë duke u trasmetuar në NBC, një prej 3 kanaleve më të fuqishëm atje, ku në fusha të ndryshme kanë konkurruar emra të njohur si Nicole Scherzinger, Cheryl Burke, Joe Jonas, Ciara, aktori i komedisë Jeff Dye, etj.

Edhe pse fillimisht të duket si një formulë konkurrimi mes të famshmëve që bëjnë diçka tjetër jashtë fushës së tyre, në fakt ky spektakël është tërësisht ndryshe nga "Dancing With The Stars’ dhe “Dance With Me.”

Në  "I can do that" i vihet theksi aftësisë dhe cilësisë së performancës, nuk ka debate me jurinë dhe i gjithë përqëndrimi është te realizimi sa më profesional i performancave dhe se sa do t’ja dalin emrat e njohur që me show-n e tyre spektakolar të bëjnë për vete publikun, i cili në fund edhe i voton.

Emrat e përzgjedhur nuk janë bërë ende të ditur por sipas producentit Rezart Aga në konkurrim nuk do të jenë vetëm emrat më në zë të momentit por ata do të zgjidhen në bazë edhe të aftësisë për të përballuar performanca të një niveli shumë të lartë, siç kërkon ky spektakël

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb