
Tuna dhe Cozman janë ndarë duke i dhënë fund lidhjes së tyre 3-vjeçare, gjë të cilën e konfirmojnë edhe miq të përbashkët të tyre. Ndonëse ata nuk janë shprehur ende publikisht mbi këtë çështje, në rrjetin social Instagram diçka që bie në sy është fakti që aktualisht Tuna dhe reperi Cozman nuk e ndjekin më njeri-tjetrin.
Ata e nisën historine e tyre me një duet, “Fenix” dhe fatkeqësisht e mbyllën sërish me një të tillë, “Holla”, kënga e publikuar vetëm pak javë më parë. Gjatë gjithë kohës ata kanë qënë shumë publik për dashurinë duke e shfaqur atë në rrjetet sociale dhe televizion.
Ndjenjat ndaj njëri-tjetrit ata i kanë treguar edhe nëpërmjet teksteve të këngëve, ku mjafton të kujtojmë frazën e “Fenix”, “Ne nuk jena IN, nëse s’jemi bashkë”. Cozman në tekste i drejtohet Tunës: “Ki vlere ma shum se ari” ndërsa këngëtarja thotë “Beb... veq ti din mem qu nalt”.
Gjithsesi kjo mund edhe të jetë një zënkë momentale, gjithçka mbetet për tu konfirmuar nga vetë këngëtarët.