
Gjatë një interviste për revistën ‘Glamour’, për të cilën ka realizuar edhe një set fotografik mjaft provokues, Anne Hathaway ka rrëfyer se konkurrenca në Hollivud është shumë e fortë sidomos kur bëhet fjalë për aktore më të reja.
32-vjeçarja foli për problemin e moshës që prej kohësh ekziston në industrinë e filmave: “"Unë nuk mund të ankohem në lidhje me të, sepse kam përfituar prej tij," tha ajo për revistën. "Kur isha në të njëzetat e mia të hershme, disa pjesë shkruheshin për gratë në të pesëdhjetat dhe unë i fitoja këto role. Dhe tani unë jam në të tridhjetat e mia dhe pyes veten, "Pse ma mori rolin ajo 24-vjeçarja? Unë kam qenë ajo 24-vjeçarja dikur, nuk mund të mërzitem për këtë, gjërat kështu janë."
Ylli i filmit ‘Djalli vishet me Prada’ ka fituar edhe një çmim Oscar, por kjo mesa duket nuk e bën të fitojë ‘luftën’ me aktoret më të reja.
Përshtati: Ermira Leshi
Burimi: hollywoodlife.com