Showbiz

Elvis Pupa reagon sërish: “Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju”

Elvis Pupa reagon sërish: “Nuk më keni borxh asgjë e as

Elvis Pupa, përmes një videoje të gjatë të publikuar në Instagram, ka reaguar në lidhje me zërat që qarkullojnë se aktori i humorit është në kërkim nga autoritetet australiane për kultivimin e kanabisit në ambientet e shtëpisë.

“Të gjithë synojnë të jenë perfektë. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80… obobo… Gjithmonë na thoshin: “Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara”. Por atëhere, lale, s’kishe shanse të gaboje, të mos guxoje të gaboje, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thoshin: ‘Ky nuk është fëmija im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë”, e nis ai videon, duke bërë një krahasim mes prindërve dhe mënyrës se si është rritur:

“Prindërit tanë ishin perfeksionistë. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin fqinjët, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ia kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi. Perfeksionizimi ishte i tipit që një fjalë ta thoje gabim, prindërit nuk të flisnin me gojë për një javë, madje nuk të shihnin me sy. Kalonin afër teje… Gjithmonë thoja: “Si ka mundësi që nuk më shkelin. Kalojnë kaq perfekt anash sikur unë nuk ekzistoj”. E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund, nuk përfundon njeri, por një robot me ankth”.

Ai e vijon “analizën” e tij, duke u shprehur se perfeksionizmi është një helm emocional:

“Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, por emër trendi. Nuk është ambicie, vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë: “Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm”, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta. Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë.

"Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas”, tha Elvisi, ndoshta si një ironi për lajmet dhe thashethemet që qarkullojnë për të.

“Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”, përfundoi ai videon.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Sa i përket akuzës, mediat australiane bënë me dije se familja Pupa ka kryer aktivitet të paligjshëm në shtëpinë e tyre.

Elvis Pupa reagon sërish: “Nuk më keni borxh asgjë e as

Belina, e shoqja e Elvisit, dyshohet nga autoritetet australiane se është përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Pupa ka dalë para gjykatës në Adelaide, teksa autoritetet pretendojnë se përgjatë 4 muajve të fundit, ajo ka kultivuar dhjetëra bimë narkotike.

Po ashtu, edhe bashkëshorti i saj, aktori Elvis Pupa, dyshohet se është përfshirë në të njëjtën çështje. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Nga ana tjetër, më 20 maj, para gjyqtares Natalie Browne, avokati mbrojtjes kërkoi që Belina Pupa të lihej e lirë, pasi i duhej të udhëtonte jashtë vendit për arsye pune. Megjithatë, kërkesa nuk është pranuar nga trupa gjykuese, kjo edhe për shkak të arratisë së bashkëshortin të saj.

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!