Shendeti i Gruas

Qime nën lëkurë apo SST?

30 Gusht 2015

Qime nën lëkurë apo SST?

Sa herë e keni vrarë mendjen nëse lythet e krijuara në zonën e bikinit janë qime të rritura nën lëkurë apo ndonjë shenjë e ndonjë sëmundjeje seksualisht të transmetueshme? Epo ka një mënyrë fare të thjeshtë për të zbuluar për çfarë bëhet fjalë.

Lythet e krijuara nga sëmundja papilomavirus, që është një nga SST-të më të zakonshme, zakonisht kanë pamjen e lulelakrës (Aaah sa bukur). Prandaj nëse ajo që ndodhet në trupin tuaj është e lëmuar, me shumë mundësi ëshët thjesht një qime e pabindur. Ende nuk jeni e sigurt? Provoni testin e uthullës së bardhë.

Për të zbuluar me çfarë keni të bëni, do t’ju nevojitet pambuk i pastër dhe uthull e bardhë. Zhyteni pambukun në uthul dhe vendoseni për disa minuta mbi lyth. Lëkura e infektuar nga papilomavirus do të bëhet menjëherë e bardhë, në të kundërt, nuk do të ndryshojë ngjyrë. Nëse i pari është rasti i juaj, atëherë mund t’ju duhet sa më shpejt një vizitë tek mjeku.

Por nëse ende nuk jeni të bindura, një vizitë mjekësore do t'ju qartësojë siç duhet.

Burimi: Xo Jane