
Kur je në një lidhje, gjëja minimale që kërkon është që personi përballë teje të qëndrojë kur gjërat bëhen të vështira. Sepse jeta nuk është vetëm darka romantike dhe pushime. Ka humbje, stres financiar, probleme familjare, lodhje emocionale dhe konflikte.
Por disa burra nuk janë ndërtuar për të përballuar vështirësitë në çift. Dhe zakonisht, ata nuk zhduken papritur dhe “nga hiçi”. Shenjat kanë qenë aty që në fillim, thjesht ne kemi zgjedhur t’i justifikojmë.
Ja cilët janë flamujt e kuq konkretë që tregojnë se ai do të largohet pikërisht kur të kesh më shumë nevojë për të:
1. Ta lë “seen” kur biseda bëhet serioze
Kur tema kalon nga batuta dhe flirt në ndjenja reale, ai zhduket. Nuk përgjigjet për orë apo ditë. Rikthehet vetëm kur gjithçka është e lehtë dhe sipërfaqësore.
2. Është intensiv për disa ditë dhe pastaj ftohet papritur
Një javë të shkruan pa pushim, bën plane, flet për të ardhmen. Javën tjetër sillet si i huaj. Ky model “nxehtë dhe ftohtë” tregon mungesë qëndrueshmërie emocionale.

3. Nuk flet kurrë për gjëra që e kanë lënduar
Kur e pyet për të kaluarën ose për diçka që e ka prekur, e mbyll bisedën me “s’ka rëndësi”. Një njeri që nuk përpunon emocionet, largohet kur ato shfaqen.
4. Premton shumë, por nuk mban as gjërat e vogla
Thotë “do të vij”, por e anulon. Thotë “jam këtu për ty”, por zhduket kur je keq. Kur fjalët nuk përputhen me veprimet në gjëra të vogla, nuk do përputhen as në kriza.
5. Nervozohet kur ti shpreh nevojat e tua
Nëse i thua “kam nevojë për më shumë mbështetje” dhe ai e merr si sulm personal, kjo është shenjë që nuk di të përballojë presion emocional. Një tjetër shenjë mund të jetë dhe frika juaj për t'i treguar gjëra të caktuara, veteëm sepse i trembeni largimit të tij.
6. Nuk e vendos kurrë lidhjen si prioritet
Gjithmonë puna, shokët, palestra apo “kam nevojë për hapësirë” vijnë para teje. Kur diçka e vështirë ndodh, ai do të zgjedhë përsëri veten.

7. E mban jetën e tij të ndarë nga e jotja
Nuk të prezanton me njerëzit e afërt. Nuk do të takojë njerëzit e tu të afërt, noshta me justifikimin se vendoset nv siklet. Nuk flet për planet afatgjata. Mban gjithmonë një derë hapur për dalje.
8. I mbyll debatet me “kështu jam unë”
Dhe në çdo debat, ti përfundon duke kërkuar falje. Ai nuk refleton, nuk merr përgjegjësi. Një person që nuk përballet me gabimet, nuk përballet as me problemet.
9. Ju është dashur kohë ta ndani në jeni të dashur apo jo
QV në fillim, ai e shmang bisedën e “çfarë jemi ne?”. Thotë “le ta shohim si shkon”. Dhe kur “shkon”, në momentin që gjërat bëhen serioze, ai nuk do të ketë asnjë arsye të qëndrojë.

10. Tërhiqet sa herë që ti kalon një periudhë të vështirë
Je e stresuar? Ai bëhet i ftohtë. Ke problem familjar? Ai bëhet i zënë. Në vend që të afrohet, distancohet.
11. Të bën të ndihesh sikur kërkon shumë
Nëse sa herë kërkon qartësi, siguri apo kohë cilësore ai të bën të ndihesh “dramatike”, kjo është shenjë që nuk ka kapacitet për një lidhje të thellë.





