
Kërcënimi i Trump-it ndaj Grenlandës e shtyn Brukselin drejt 'Nenit 5' ekonomik

Bisedat gjithnjë e më armiqësore të Washington-it mbi Groenlandën i kanë shtyrë disa kryeqytete të BE-së të marrin në konsideratë përdorimin e fuqisë së saj relativisht të re, të papërdorur kurrë, të shkatërrimit ekonomik.
Instrumenti Kundër-Shtrëngimit, ende i patestuar, është një ligj që hyri në fuqi në fund të dhjetorit 2023, duke i dhënë BE-së një mekanizëm për një përgjigje kolektive kur një anëtar i bllokut ushtron presion për të “bërë një zgjedhje të caktuar duke zbatuar ose duke kërcënuar të zbatojë masa që ndikojnë në tregti ose investime”.
Ky veprim vjen pas kërcënimit të Donald Trump se do të vendoste një tarifë shtesë prej 10% për disa prej vendeve të Europës, ndërkohë ajo do të rritej në 15% në 1 qershor nëse ata vazhdonin të mos i bindeshin.
Spanja do të mbajë tre ditë zie pas aksidentit hekurudhor që la të vdekur të paktën 40 persona

Spanja do të fillojë tre ditë zie të martën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në rrënojat e vagonëve të trenit nëse ka të tjera viktima, pas përplasjes që vrau të paktën 40 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Kryeministri i vendit, Pedro Sánchez, u zotua se hetimi do të jetë i plotë dhe transparent, ndërsa ministri i Transportit e konsideroi "shumë të çuditshme" që një dalje nga shinat kishte ndodhur në një pjesë të drejtë të binarit, seksion ky i cili sipas tij u rinovua në maj.
Ky aksident konsiderohet katastrofa më e keqe hekurudhore e ndodhur në Spanjë në më shumë se një dekadë.
Presidenti bullgar jep dorëheqjen, kërkon të bëhet kryeministër

Presidenti bullgar, Rumen Radev, njoftoi të hënën se po jep dorëheqjen si kreu i shtetit, duke lajmëruar nisjen e një projekti të ri politik vetëm dy muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vendin e përfshirë nga një krizë politike e vazhdueshme.
“Demokracia jonë nuk mund të mbijetojë nëse e lëmë në duart e figurave të korruptuara, negociatorëve dhe ekstremistëve”, tha presidenti, duke shtuar se do të paraqesë zyrtarisht dorëheqjen e tij të martën.
Ruman Radev ka mbajtur presidencën e Bullgarisë për nëntë vjet dhe zërat se ai do të bëhej pjesë e garës parlamentare kanë qarkulluar prej kohësh.
Pinguinët po e përshpejtojnë sezonin e tyre të çiftëzimit, por pse janë kaq të shqetësuar shkencëtarët?

Sezoni i shumimit të pinguinëve në Antarktidë po përshpejtohet për shkak të rritjes së shpejtë të temperaturave,
Shkencëtarët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të krijojë “fitues dhe humbës” mes specieve, duke favorizuar disa dhe rrezikuar të tjera,
Ndryshimet në kohën e shumimit mund të ndikojnë në aksesin në ushqim dhe të rrisin rrezikun e prishjes së ekuilibrave të ekosistemit antarktik.