
Arbana Osmani duket se është gati t’i rikthehet prezantimit të një reality show, të paktën sipas aludimeve të fundit që po qarkullojnë në media.
Sipas burimeve të Kryefjala.com, moderatores i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të “Ferma VIP”. Anabel u përpoq të kontaktonte Arbana Osmanin për një konfirmim, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kemi marrë një përgjigje. Ndërkohë, burime jozyrtare, por pjesë e stafit të brendshëm në Vizion Plus, janë shprehur për Anabel se Arbana do të jetë moderatorja.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga produksioni i “Ferma VIP”, ndaj informacioni mbetet në kuadrin e spekulimeve.
Nëse këto zëra do të konfirmohen, atëherë rivaliteti mes Ledionit dhe Arbanës Top Channel dhe Vizion Plus do të marrë një zhvillim interesant.

