
Jennifer Lawrence ka folur hapur për jetën në çift dhe familjen me bashkëshortin Cooke Maroney, duke zbuluar sekretin e vogël që i ndihmon të mbajnë martesën të shëndetshme.
Aktorja 35-vjeçare ishte e ftuar në podkastin "SmartLess", ku rrëfeu se si ajo dhe Maroney, me të cilin ka dy fëmijë, funksionojnë si një ekip, pavarësisht se janë “krejtësisht të kundërt”.
“U martova me dikë që është totalisht e kundërta ime,” tregoi Lawrence. “Ai është super i organizuar. Çdo gjë është në rregull të përkryer. Unë kam disa ‘detyra të vogla’ që përpiqem shumë t’i bëj siç duhet.”

Jennifer pranoi se gjithmonë e ka pasur të vështirë t’i përmbahet një orari strikt, por mëmësia e ka bërë të kuptojë sa i rëndësishëm është organizimi.
“Tani e kuptoj, vërtet e kuptoj,” tha ajo. “Fëmijët kanë një orar shumë të rreptë për çdo gjë. Gjithçka është e planifikuar, mëngjesi në 7:30, për shembull.”
Sipas saj, Cooke është ai që mban familjen “në binarë”, ndërsa ajo ndonjëherë e ka më të vështirë ta ndjekë ritmin. Pikërisht për këtë arsye, çifti ka vendosur një rregull të artë.
“Për ta mbajtur martesën gjallë, kemi mësuar diçka: unë kam një tolerancë prej 15 minutash,” shpjegoi aktorja, duke shtuar se kjo “hapësirë” e vogël i shpëton nga shumë tensione të panevojshme.

Pra, "toleranca prej 15 minutash" është një marrëveshje praktike në çift që i lejon Jennifer-it të vonohet deri në 15 minuta nga oraret e planifikuara, pa u parë si problem dhe pa shkaktuar konflikt në çift.
Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney u lidhën për herë të parë në vitin 2018, pasi u njohën përmes një miku të përbashkët. Ata u fejuan në shkurt 2019 dhe u martuan në tetor të po atij viti në Rhode Island, në një ceremoni ku morën pjesë emra të njohur si Adele, Kris Jenner dhe Amy Schumer.
Çifti kanë dy fëmijë: djalin Cy, 3 vjeç, dhe një bebe të lindur në fillim të vitit 2024, për të cilin nuk kanë zbuluar ende emrin apo gjininë.

Edhe pse e mbajnë jetën private larg vëmendjes, Lawrence ka folur herë pas here për bashkëshortin e saj. Në një intervistë të vitit 2019, ajo e përshkroi atë si “njeriun më të mirë që ka njohur ndonjëherë” dhe tha se pranimi i propozimit të tij ishte “vendimi më i lehtë”.
Në një intervistë për Vanity Fair në vitin 2021, Jennifer ndau edhe një detaj të thjeshtë, por domethënës, nga jeta e tyre në çift:
“Më pëlqen shumë të shkoj në supermarket me të. Më duket si një metaforë për martesën: kemi një listë, dimë çfarë na duhet dhe e bëjmë bashkë.”




