
Përditësim:
Drama në familjen Beckham vazhdon. Listës së Victoria-s dhe David-it në Instagram, i ka ikur një ndjekës dhe ai është djali i tyre. Me sa duket heqja nga rrjetet sociale mund të ndodhë edhe brenda familjes.
Në verë të këtij viti, Brooklyn Beckham, vendosi të mos i ndiqte më vëllezërit e tij. Emri i familjes së tyre është përfolur jo pak përgjatë këtij viti dhe jo për mirë. Dasma e Brooklyn Beckham me Nicola Peltz më shumë se sa bashkim, shkaktoi përçarje.

Vendimi i Nicola-s për të mos veshur një nga fustanet që krijoi Victoria Beckham, deri tek vjedhja e një kërcimi gjatë dasmës së saj nga ana e kësaj të fundit, u aludua të ishin arsyet kryesore të këtij konflikti.
Gjërat nuk përfunduan këtu, një tjetër gëzim një tjetër dramë. Çifti i ri vendosi të mos merrte pjesë në 50-vjetorin e datëlindjes së David Beckham, edhe pse ftesat ishin dërguar. Më vonë sipas thashethemeve, një nga arsyet pse ata kishin zgjedhur të mos ishin të pranishëm, ishte sepse e dashura e re e vëllait të Brooklyn-it, ishte në fakt edhe ish-i i tij, Kim Turnball.

Krisja e familjes, duket se nuk ka ndikuar në paqen mes çiftit. Në gusht të këtij viti Brooklyn dhe Nicol, rinovuan betimet martesore. Në këtë premtim të dytë, prindërit, motra e vëllezërit e tij nuk ishin të pranishëm.




