
Hygerta Sako, e ftuar në “Në kohë reale”, foli për incidentin ku ajo dhe 3 panelistët e emisionit “Super Gol”, Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola, qeshën me një lojtar me ngjyrë, me origjinë afrikane, i cili luan në Shqipëri me ekipin e Burrelit.
Sapo u shfaq në ekran, Hygerta dhe panelistët qeshën me gjithë shpirt, duke mos u kursyer aspak. Menjëherë, ata u vunë në qendër të kritikave nga komentuesit, të cilët i etiketuan si “racistë”.
Hygerta, në deklaratën e saj në emision, tha se është “realisht profesioniste” dhe se në fakt, asnjë portal nuk e ka pyetur se ç’ndodhi (sikur e kanë fajin portalet).
“Unë jam realisht profesioniste, një njeri që dua t’i jap secilit hakun, dua ta respektoj këdo që i sjell diçka të bukur futbollit. Në momentin që unë denigrohem si figurë, profesioniste dhe gazetare për një gjë që nuk më ka rënë një telefon nga të gjitha këto portale kaq të ndjeshme, të më pyesin se çfarë ndodhi në atë studio dhe pse qeshëm. Askush! Thjesht e marrin siç është dhe e keqinterpretojnë siç duan, sepse sot, fatkeqësisht, gara është për klikime dhe nuk ka rëndësi se kë fyen dhe kë denigron, e rëndësishme është që të ndodhin klikimet”.
View this post on Instagram
Arnold Kwaku Siaw, i cili ishte në lidhje direkte në emision, u shpreh se është në rregull me situatën.
Për t’u rikthyer te Hygerta, herë tjetër një “më fal” e sinqertë, bën më shumë punë.
