
Emily Ratajkowski paska një të dashur të ri që në fillim, na u duk goxha i njohur! Pastaj, lexuam emrin dhe u kujtuam që ka qenë i lidhur me Dua Lipën! Bëhet fjalë për regjisorin Romain Gavras, me të cilin modelja u pa duke u puthur më 9 nëntor nëpër rrugët e New York-ut.

Emily, 34 vjeç, kishte veshur xhinse të zeza, atlete në të njëjtën ngjyrë dhe një pallto lëkure ngjyrë bakri, teksa shëtiste nëpër rrugët e “Big Apple” krah regjisorit të filmit “Athena”, i cili kishte zgjedhur një veshje më të thjeshtë, me pantallona blu të errëta, xhaketë dhe kapele.


Dy muaj përpara kësaj romance, Emily ndezi thashethemet se mund të ishte në një lidhje me Austin Butler, por mesa duket, ose janë thjesht miq, ose s’ishte asgjë serioze.
Romain Gavras, nga ana tjetër, ka qenë i lidhur me Rita Orën dhe më pas, me Duan, në vitin 2023.


