Çfarë po ndodh rreth nesh

Mbërrijnë pas 36 orësh pasagjerët e tragetit Ancona-Durrës

20 Korrik 2015

Mbërrijnë pas 36 orësh pasagjerët e tragetit

DURRËS- Kanë mbërritur pas 36 orësh në portin e Durrësit 570 pasagjeret e tragetit te linjës Ancona-Durrës i cili pësoi defekt mbrëmjen e së shtunës. 570 pasagjerët e tragetit kanë prekur tokën shqiptare me nje traget te linjes Bari-Durres vetëm mëngjesin e sotëm ndërkohë që trageti i linjes Ancona-Durers duhet të kishte mbërritur ditën e djeshme. Ardhja e emigrantëve për të kaluar pushimet e verës në Shqipëri ka krijuar fluks në portin e Durrësit ku aktualisht kanë zbritur 2080 pasagjerë.

PROBLEMI I TRAGETIT ANCONA- DURRËS
Një traget i linjës Ancona-Durrës me 570 pasagjerë në bord u bllokua në port për shkak të një defekti teknik. Pasagjerët telefonuan në News24 mëngjesin e djeshëm dhe treguan se kishin mbetur të bllokuar që prej orës 19:00 të ditës së shtunë. Trageti është kthyer në port vetëm një orë pas nisjes. Nga Kapiteneria e Durrësit u sqarua se pasagjerëve ju dhanë dy alternativa, e para kompensimi i plotë i biletës dhe transport publik deri në bari për tu nisur më pas nga ky port drejt Shqipërisë ose të prisnin në Ancona ku ju sigurohej ushqim deri në nisjen e tragetit.

Burimi: Balkan Web