Anabelizim

Kujtimet që më ke lënë s'janë të lehta, por as të panevojshme

Kujtimet që më ke lënë s'janë të lehta, por

Letër për ty që dikur ishe gjithçka

Ka ditë që kujtimet të vijnë pa i ftuar. Një aromë, një këngë, një vend i zakonshëm dhe papritur mendja më kthehet pas, atje ku gjithçka nisi.

Ishte verë. Dielli digjte, dhe unë nuk e dija se ajo ditë do të më ndryshonte. Aty u njoha me ty. Pa ndonjë plan, pa asnjë parashikim, thjesht rastësisht. Dhe ndoshta, si çdo gjë e bukur në jetë, edhe te ne ndodhi nga rasti.

Më kujtohet se si çdo gjë dukej e lehtë në fillim, si bisedat pa orar, si shëtitjet e gjata në mbrëmje, si mënyra si qeshnim për gjëra pa kuptim. Pastaj erdhën ditët e vështira, ato që e provojnë çdo lidhje. U grindëm, u ndamë, u gjetëm prapë… sepse asokohe ndoshta nuk dinim të dorëzoheshim, edhe kur duhej.

Nuk mund të them se çdo kujtim është i lehtë, por asnjë nuk është i panevojshëm. Çdo gjë që përjetuam, e bukur apo e dhimbshme, më mësoi diçka. Më mësoi si të dua, si të fal, si të eci përpara.

Tani jeta ime është ndryshe. Kam ecur në një drejtim tjetër, më të qetë, më të pjekur. Kam njerëz të rinj rreth vetes, ëndrra të tjera, plane që s’kanë lidhje me atë vajzën që dikur isha. Por ajo vajzë, ajo që u dashurua në plazh, që besonte në çdo ndjenjë, ende jeton diku brenda meje.

Dhe kur mendoj për të, të kujtoj edhe ty. Jo si plagë, jo si peng, por si kujtim të butë. Si një verë që s’kthehet më, por që do ta mbaj gjithmonë me dashuri.

Shpresoj që je mirë. Që jeta të ka sjellë qetësi, dritë dhe njerëz që të e duan për atë që je.

Me kujtime të buta,

Unë!

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”

“Mos ik o trim”

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

The memories you left me are not easy, but neither are they unnecessary.

Kujtimet që më ke lënë s'janë të lehta, por

A letter to you who once was everything

There are days when memories come uninvited. A scent, a song, a familiar place, and suddenly my mind goes back to where it all began.

It was summer. The sun was burning, and I didn't know that that day would change me. That's where I met you. Without any plan, without any prediction, just by chance. And maybe, like everything beautiful in life, it happened to us by chance.

I remember how everything seemed easy at first, like the casual conversations, like the long walks in the evenings, like the way we laughed about meaningless things. Then came the hard days, the ones that test every relationship. We fought, we broke up, we found each other again… because back then maybe we didn't know how to give up, even when we needed to.

I can't say that every memory is easy, but none is unnecessary. Everything we experienced, beautiful or painful, taught me something. It taught me how to love, how to forgive, how to move forward.

Now my life is different. I have walked in a different direction, calmer, more mature. I have new people around me, other dreams, plans that have nothing to do with the girl I once was. But that girl, the one who fell in love on the beach, who believed in every feeling, still lives somewhere inside me.

And when I think of him, I remember you too. Not as a wound, not as a hostage, but as a tender memory. Like a wine that will never return, but that I will always hold dear.

I hope you are well. That life has brought you peace, light, and people who love you for who you are.

With fond memories,

Me!

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories” column  – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .