Metropolitan

Gjëja më e ëmbël që do të lexosh sot? Mënyra sesi A$AP Rocky flet për të voglën e tij

Gjëja më e ëmbël që do të lexosh sot? Mënyra
Getty

 
A$AP Rocky tregoi një ndjesi të ëmbël për vogëlushen e tij, Rocki Irish. 37-vjeçarit, gjatë një interviste për “Complex”, iu bë pyetja se cila është gjëja e preferuar që ka krijuar këtë vit dhe përgjigjja e tij ishte kaq e ëmbël.

“Vajza ime. Ajo është gjëja ime e preferuar që kam krijuar këtë vit”, tha ai duke qeshur dhe dukej shumë krenar. 

Rihanna solli në jetë fëmijën e saj të tretë, Rocki Irish Mayers, me reperin më 13 shtator 2025. Ajo publikoi lajmin në rrjetet sociale, duke postuar fotot e para të vajzës së porsalindur. 
 
Në foto, Rihanna shihej duke mbajtur në krahë Rocki-n, e cila ishte veshur me një body rozë, duke shkruar: “Rocki Irish Mayers, 13 shtator 2025”.


 
Një burim i tha ekskluzivisht revistës PEOPLE se themeluesja e FENTY Beauty dhe reperi i A$AP Rocky janë “jashtëzakonisht të lumtur” që familja është zgjeruar me një vajzë.
 
“Janë shumë të lumtur që më në fund kanë një vajzë. E kanë dashur për një kohë të gjatë dhe s’e besojnë dot që po ndodh. Atyre u pëlqen që djemtë, RZA dhe Riot, do të rriten me një motër të vogël dhe që janë kaq afër në moshë”, shtoi personi anonim.

Gjëja më e ëmbël që do të lexosh sot? Mënyra
 
Burimi zbuloi gjithashtu se familja e re po qëndron e qetë, duke pritur vetëm familjarët dhe disa miq shumë të afërt, ndërsa përshtaten me jetën si prindër të tre fëmijëve.

 

REELS

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

Facelift-i i Kris Jenner është mrekullia e 8-të e kohërave moderne

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

Janë 2 lloje motrash/shoqes në këtë jetë

Kur veshja dhe dukja nuk kanë lidhje me personalitetin 😂😂😂

Supriza me 💃 belly dancer 💃 që meriton çdo dhëndër 😈

Solidarizohemi me ju që keni fëmijë në çerdhe/kopsht 😩