Metropolitan

Më falni që po fus xixat, por mos takimi i Jen dhe Ben ishte thjesht për qëllime marketingu?

Më falni që po fus xixat, por mos takimi i Jen dhe Ben ishte thjesht
Getty Images

Interneti është thuajse i bindur që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të rikthehen, pas takimit të tyre të ngrohtë në tapetin e kuq për premierën e filmit “Kiss of the Spider Woman” në New York.
 
Nëse e ke humbur, ish-çifti u shfaqën dhe pozuan për foto, çka ishte e pritshme, duke qenë se luan rolin kryesor në film dhe ai është producenti. Megjithatë, pas divorcit të tyre të bujshëm, që të jemi të sinqertë, nuk prisnim kaq shumë afrimitet.

Më falni që po fus xixat, por mos takimi i Jen dhe Ben ishte thjesht
 
Siç ndodh gjithmonë, burimet nuk humbën kohë për të reaguar, dhe disa prej tyre u shprehën se ribashkimi i tyre ishte “i organizuar me shumë kujdes”.

“Gjithçka ishte e planifikuar,” tha një burim, duke theksuar: “Ata e dinin saktësisht çfarë po bënin; qëllimi ishte t’i tregonin botës se mund të jenë në të njëjtën dhomë, duke qëndruar me klas, edukatë dhe të përgatitur për kamerat”.

Sipas këtyre njerëzve skeptikë, koha e daljes së tyre ishte shumë e koordinuar, në mënyrë që të përplaseshin në mënyrë të rastësishme dhe një tjetër person tha se e gjitha “ishte thjesht një koreografi alla hollivudiane”.

Më falni që po fus xixat, por mos takimi i Jen dhe Ben ishte thjesht
 
Fotot, sipas burimeve, ishin menduar për të “ndryshuar perceptimin e ndarjes” dhe çifti “donte që ajo pamje të dilte në publik: dy ikona që nuk kanë inate mes tyre”.
 
Këto supozime vijnë pasi një tjetër person anonim tha për Page Six se: “J.Lo dhe Ben shkojnë mirë veç kur nuk janë bashkë. Ata luajnë role të ndryshme, ku ajo është diva mahnitëse dhe një yll në piedestal, ndërsa ai, një djalë i keq, i ftohtë dhe i distancuar”, duke treguar se kjo ishte edhe arsyeja e ndarjes së tyre, e cila ishte “e shkruar” që prej fillimit.

 

REELS

Supriza me 💃 belly dancer 💃 që meriton çdo dhëndër 😈

Solidarizohemi me ju që keni fëmijë në çerdhe/kopsht 😩

Nucleofil – teknologji rigjeneruese nga @cfopharma @cfopharma_aesthetics Stimulon prodhimin natyral të kolagjenit për një efekt lifting, por pa ndërhyrje kirurgjikale 🤫

Mësuesit imitojnë nxënësit se si sillen kur bie alarmi 😂😂😂

Çfarë do blinit?

Na lërni të jetojmë!!!!!

Oferta gjatë gjithë muajit! Tetori Rozë me @royalbeautytirana 🎀

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj