
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është marrë i pandehur Prokuroria e Posaçme.
Po ashtu, të pandehur nga SPAK janë marrë edhe 6 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.
Isai së bashku me 6 zyrtarët e tjerë akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Sipas SPAK, bëhet fjalë për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës. Rruga e re Korçë-Ersekë pësoi shembje në një pjesë të saj më 17 shkurt 2024 teksa ishte ende në ndërtim. Dëmtimi ndodhi në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’. Rruga e re Korçë-Ersekë u ndërtua nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurues është Autoriteti Rrugor Shqiptar, raporton shqiptarja.com.
Nga ana tjetër, nuk ka asnjë reagim nga vetë Isai mbi akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.