
Nëse të kujtohet dje, Angela Martini na tha të bëjmë gati kokoshkat, pasi do të niste një dramë, që kishte lidhje me një person dhe familjen e tij. Ndërkohë që kokoshkat ishin ende në zjarr, Angela shpërtheu më shpejt se to dhe na tregoi se në fakt, të gjithë inatin e kishte me Fatmir Hysenbelliun, me të cilin zbuloi se ka qenë në një lidhje të shkurtër.
Në një postim të gjatë në Instagram, ku i bëri edhe tag Fatmirit, modelja shprehet:
“Tani po arrijmë te thelbi i vërtetë i problemit, ose të paktën ajo që unë besoj se mund të jetë! Përtej çështjes me reklamën e birrës (referuar një reklame ku ajo ka marrë pjesë), që tani të gjithë e kanë kuptuar se bëhet fjalë për Birra Tirana, ka diçka më personale që duhet ta pranoj. Shumë vite më parë, kur isha shumë e re, pata një lidhje të shkurtër, më pak se 2 javë me Fatmirin, djalin e pronarit të “Panoramës” dhe gjithë rrjetit të mediave të lidhura me atë familje”.
Më tej, Angela shton:
“E kuptova shumë shpejt që ishte një gabim. Pas më pak se dy javësh së bashku, e pashë qartë që nuk më pëlqente fare. Pa hyrë në detaje të panevojshme, le të themi thjesht që ka gjëra që një grua si unë nuk mund t’i pranojë te një burrë si ai. Prandaj, sigurisht, u largova, ndërpreva çdo komunikim dhe vazhdova jetën time”.
Modelja shkroi se më vonë mësoi se ai kishte një të dashur paralelisht me të dhe se Angela e zbuloi pasi e kishte ndërprerë çdo komunikim.
“Vetëm më vonë mësova se ai kishte një të dashur në atë kohë, një vajzë shumë të bukur, të cilën e tradhtoi për të qenë me mua. Ai kurrë nuk më tregoi që ishte me të dhe unë e zbulova vetëm pasi kisha ndërprerë çdo gjë mes nesh”.
Më vonë, modelja tha se Fatmiri mund të jetë ende i frustruar, pasi ajo kurrë nuk i dha vërtet vëemendje:
“Ajo që po përpiqem të them është kjo: Një nga arsyet kryesore pas sjelljes së tij dhe të familjes së tij sot, përveç çështjes së Birra Tiranës, është me shumë gjasë frustrimi që ende e mban brenda, sepse unë kurrë nuk i dhashë asnjë vëmendje të vërtetë. Ai pësoi një goditje të madhe në ego”.
Ajo theksoi se Fatmiri, përpos dështimit të tij në karrierën si futbollist, dështoi edhe në lidhje me të:
“Përveç dështimit të tij si futbollist, ai dështoi me mua në jetën personale. Jam e sigurt që kjo i ka lënë një frustrim të thellë. Edhe në vitet e mëvonshme, ai provoi të më kontaktonte, madje edhe kur isha e martuar (!!!), por sigurisht që unë kurrë nuk iu përgjigja mesazheve të tij qesharake në DM”.
Angela, jo më larg se dje e akuzoi Fatmirin dhe familjen e tij se kanë luajtur me emrin dhe karrierën e saj, duke e bllokuar dhe sabotuar në medie. Sipas saj, ata u kërkuan kolegëve që të mos shkruanin asgjë për të dhe të fshinin artikujt që lidheshin me modelen:
“Ti dhe familja jote patët guximin të luanit me emrin dhe karrierën time? Më bllokuat nga lajmet, u thatë kolegëve tuaj në shtyp të mos postojnë për mua, fshitë artikujt e mi dhe më vutë në listën e zezë dhe përdorët punën time falas? Ju humbës, me sjellje tinëzare dhe fshatare! Nuk keni dëgjuar kurrë për karmën?”.