
Lidhni rripin e sigurimit! Na duket se sapo nisi një dramë!
Pak para ca orëve lexove se Noizy kishte thumbuar Mozzik, përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një faqe kineze që imiton ora luksoze, si për të thënë se Mozzik ka një orë të rreme. Lexo këtu për më shumë.
E po, Getinjo, i cili ka nja ca ditë që ka marrë rolin e avokatit të Mozzik, ka publikuar këtë foto dhe besojmë se është pak thumb për Noizy-n.
"Kurrë s'u mbushe me mend more shok. Gjithë ato suksese e të mira (dhe) prapë adoleshent".
Sigurisht, mund të jetë rastësi, por ne e dimë që për dramat, rastësitë janë më shumë kunja...Noizy është i suksesshëm, s'e kurseu një thumb për Mozzik-un dhe me shumë gjasa, Getinjo ka 'stalk' Noizy-n ose ka lexuar lajmet dhe ja ku jemi...
Motin s'e dimë dhe e s'ta themi dot, por ama, mendojmë se priten reshje dramash!