
Jessie J ka njoftuar publikimin e albumit të saj të gjashtë në studio, me titullin Don’t Tease Me with a Good Time.
Lajmin e dha vetë këngëtarja 37-vjeçare të mërkurën, më 17 shtator, përmes Instagram Stories, ku zbuloi se albumi do të dalë në treg më 28 nëntor. Në të do të përfshihen këngët “No Secret”, “Believe in Magic”, “And the Award Goes To” dhe “Living My Best Life”.
View this post on Instagram
Jessie i ftoi fansat ta porosisin paraprakisht albumin në version vinili apo CD, duke shtuar se:
“Ka edhe kopje të firmosura dhe shumë surpriza!"
View this post on Instagram
Njoftimi i albumit vjen pas një periudhe të vështirë për këngëtaren, e cila në fillim të këtij viti njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit. Për këtë arsye, ajo u detyrua të shtyjë turneun në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë, si dhe të anulojë shfaqjet në SHBA.
“Fatkeqësisht, duhet të bëj një operacion të dytë, nuk është shumë serioz, por duhet të ndodhë para fundit të vitit”, shpjegoi ajo.
“Kjo përkon me turneun që kisha planifikuar. Më vjen keq, ndihem e zhgënjyer dhe e trishtuar, por duhet të shërohem. Shëndeti im është prioritet.”
Datat e reja për turneun europian dhe në Mbretërinë e Bashkuar janë zhvendosur për prillin e vitit 2026, ndërsa biletat për koncertet në SHBA do të rimbursohen automatikisht në vendin e blerjes.