
Sa mirë e njihni njëri-tjetrin? Që nga pyetjet më bazike, deri tek ato që duan më shumë mendim, ky test mund të zbulojë të vërteta rreth jush, ose të jetë një lojë interesante.
Pyetje bazike
1. Cila është ngjyra e preferuar e partnerit?
2. Si e pi kafenë?
3. Cili është libri i preferuar i të dashurit/ës?
4. Cili është filmi i tij/saj i preferuar?
5. Cili është programi televiziv i preferuar?
6. Cila është banda/artisti i preferuar?
7. Kush është sportisti i tij/saj i preferuar?
8. Cila është kënga e tij/saj e preferuar?
9. A mund të gatuajë partneri yt? Cili është pjata që e qan fare?
10. Cili është nofka e preferuar?
11. Cili është ëmbëlsira e preferuar e tij/saj?
12. Si preferon të komunikojë ai/ajo?
13. Cili është aplikacioni i preferuar tij/saj?
14. Cila është kafsha e preferuar?
15. Cili është vendi më i mirë ku ka udhëtuar?
Pyetje rreth së ardhmes
1. Si është marrëdhënia e partnerit me prindërit?
2. Si është marrëdhënia e partnerit tuaj me vëllezërit dhe motrat?
3. A ka përdorur ndonjëherë partneri aplikacione për takime? Nëse po, si ishte si eksperiencë?
4. A ka pasur kafshë shtëpiake kur ishte i/e vogël?
5. A ka tani? A ka dëshirë të ketë në të ardhmen?
6. Cili është kujtimi i tij/saj i preferuar nga fëmijëria?
7. Ku e shikon partneri veten pas 5 vitesh?
8. A ka ende shoqëri me ish-in?
9. A është partneri i hapur për t’u zhvendosur në një shtet tjetër (për punën tënde/të vetën)?
10. Cili është besimi fetar i partnerit?
11. A e sheh veten me ty në të ardhmen?
12. A dëshiron partneri të martohet?
13. Si ndihet partneri për të folur për të kaluarën? Po për të ardhmen?
14. A dëshiron partneri fëmijë? Nëse po, sa?
15. Si ndihet partneri për edukimin e tij, përvojën në shkollë?
Pyetje rreth vlerave dhe stilit të jetesës
1. A e konsideron partneri veten introvert apo ekstrovert?
2. Cilat janë bindjet politike të partnerit?
3. Cila vlerë është më e rëndësishme për partnerin?
4. A e bën partneri buxhetin e parave të tij/të saj? Si?
5. Çfarë i pëlqen (dhe çfarë nuk i pëlqen) partnerit për punën e tij?
6. A i pëlqen partnerit tuaj të udhëtojë?
7. Si çlirohet partneri nga stresi?
8. Cilat janë zakonet negative nga prindërit e partnerit?
9. Sa e vlerëson partneri aktivitetin fizik dhe zakonet e shëndetshme?
10. Cili është “gjuha e dashurisë” së partnerit tënd?
11. Cila është “gjuha e faljes” së partnerit tënd?
12. Si ndihet partneri për të vizituar familjen e tij?
13. Po për të vizituar familjen tënde?
14. Si dhe me kë i pëlqen partnerit të kalojë festat?
15. Sa e rëndësishme është shëndeti mendor për partnerin tënd?
Pyetje rreth intimitetit
1. Sa shpesh do partneri të bëjë seks?
2. Si e vlerësoni perfromancën e njëri-tjetrit?
3. Çfarë cilëson partneri një “seks të mirë”?
4. A ka partneri fetishe?
5. Si ndihet për të parë pornografi?
6. Tipologjia e preferuar e pornos?
7. Cilat janë vendet e preferuara të trupit ku partneri do të preket?
8. A përdor lodra seksi?
9. Si ndihet partneri për puthjet në publik?
10. Çfarë e bën partnerin të humbasë dëshirën për seks?
11. Cila është pozicioni i preferuar seksual i partnerit?
12. A preferon partneri të marrë një rol dominant apo të nënshtrohet në shtrat?
13. Cila është zona më e ndjeshme erotike e partnerit?
14. Cila është fjala e preferuar “e pistë” që thotë partneri në shtrat?
15. Cila është gjëja e preferuar që bën ti në shtrat për partnerin?