
Të të konsiderojnë “i/e parezistueshëm/me” mund të tingëllojë si kompliment... derisa kupton që po lëndon njerëz pa e kuptuar fare. Dhe në horoskop, ka një shenjë që pa asnjë përpjekje të vetëdijshme, thyen më shumë zemra se kushdo tjetër.
Kjo shenjë ka një buzëqeshje që rrëzon çdo mbrojtje dhe një energji që të bën të ndihesh sikur je i vetmi person në dhomë. E natyrshme në komunikim dhe me një karizëm të lindur, ajo magnetizon njerëzit rreth saj, por këtu fillon edhe problemi.
Dhe ajo shenjë është: Binjakët
Sipas astrologes Zodiac Zone, Binjakët janë mjeshtra të flirtit dhe tërheqjes:
“Vetëm një buzëqeshje dhe disa fjalë të ëmbla nga Binjakët mjaftojnë për të të bëfrë për vete,” shpjegon ajo në një video virale.
Por, edhe pse janë magjepsës nga natyra, Binjakët kanë një tipar të “rrezikshëm”: ata lëvizin shpejt. Shpesh, nuk qëndrojnë gjatë në një vend dhe e njëjta gjë ndodh edhe me njerëzit që i rrethojnë.
Lidhjet për ta janë një aventurë, jo një destinacion
Binjakët nuk janë nga ata që duan “përgjithmonë”, ata duan emocionin e fillimit, shkëndijën e parë, lojën. Por sapo kjo shkëndijë shuhet, edhe interesi i tyre venitet.
“Ata e duan ndjesinë e ndjekjes, por jo gjithmonë atë që vjen pas saj,” shpjegon astrologia. Dhe për dikë që është përfshirë emocionalisht, kjo mund të jetë shumë zhgënjyese.
Sipas një sondazhi të vitit 2021, Binjakët janë shpallur si shenja më pak e dëshirueshme për një lidhje serioze, pikërisht sepse shpesh nuk dinë të angazhohen thellësisht. Astrologia shton:
“Binjaku mund të përkushtohet, por vetëm nëse je pjesë e botës së tij. Nëse nuk je në orbitën e aventurave të Binjakut, nuk do jesh pjesë e planeve të tij.”
Dy personalitete, një zemër (që s’vendos dot)
Simbolizuar nga binjakët, kjo shenjë është e njohur për dyzimin: një ditë të adhuron, ditën tjetër është indiferente. Ky kontrast i bën të paparashikueshëm dhe shpesh të pavendosur kur gjërat bëhen serioze.
Deri sa të gjitha “anët” e tyre të bien dakord që je i duhuri/duhura, mund të mbetesh duke pyetur veten: “Çfarë ndodhi?”
A duhet t’i shmangesh Binjakëve?
Jo domosdoshmërisht. Po, mund të duken si flamuri i kuq i astrologjisë, por mos u nxito. Gjithmonë ia vlen të shikosh të gjithë hartën e lindjes, për shembull, një Binjak me hënën në Gaforre mund të jetë shumë më i ndjeshëm dhe i lidhur emocionalisht.
Pra, para se të thuash “jo faleminderit” sapo të dëgjosh “jam Binjak”, mbase duhet t’u japësh një shans. Mund të përfundosh i/e surprizuar në mënyrën më të mirë… ose më dramatike të mundshme.