Dieta

Dieta kineze 3-javore për një rezultat të garantuar

14 Korrik 2015

Dieta kineze 3-javore për një rezultat të garantuar

Kjo dietë është disi e vështirë, por ama rezultatet do të jenë të mahnitshme.

Dieta kineze është e projektuar për 3 javë dhe me nivel të ulët kalorish. Gjatë 2 javëve të para ju do të ndjeni një reduktim të ndjeshëm në peshë dhe javën e tretë rezultati do të përforcohet akoma edhe më shumë.

Vetë përshkrimi i dietës është mjaft i shkurtër:

Java e parë:

Tre herë në ditë, pë mëngjes, drekë dhe darkë ju duhet të konsumoni një vezë dhe një portokall. Lejohet të pini vetëm çaj jeshil pa sheqer.

Java e dytë:

Menuja juaj mund të përmbajë çfarëdolloj drithërash përveç bollgurit dhe elbit. Gatuajini kështu: lërini drithërat të zhytura në ujë gjatë gjithë natës dhe në mëngjes vlojini me ujë pa kripë apo sheqer. Gjatë ditës duhet të hani vetëm një lloj drithërash e jo t’i përzjeni ato. Ashtu sikurse javën e parë ju mund të pini vetëm çaj jeshil, pa sheqer.

Java e tretë:

Gjatë kësaj jave, mund të konsumoni çdo lloj fruti apo perimesh. Konsumojini ato të freskëta ose të gatuara – të pjekura, të ziera në vaj perimesh etj. Përveç çajit jeshil këtë javë mund të pini edhe lëngje sipas dëshirës. 

Javët e para do të jenë pak të vështira, por rezultati do të justifikojë tërësisht përpjekjet. Nëse menuja ju duket shumë e vështirë, mund thjesht të zgjidhni një dietë tjetër me produkte që ju preferoni më tepër dhe që kanë të njëjtin nivel kalorish.

Burimi: Juliadiets