Nëse ke qenë në Tibet dhe ende s’e ke marrë vesh që në Shqipëri ekziston një lloj Uber-i, por që të flet në gjuhën tënde, ja ku po ta prezantojmë: Speed Taxi!
Përmes një aplikacioni super të thjeshtë në përdorim, i cili tanimë aksesohet nga plot 100 mijë njerëz, ti mund të porosisësh fiks si me Uber taksinë tënde, të llogarisësh kilometrat dhe pagesën, si dhe të mbërrish në çdo adresë pa vonesa. 100 mijë njerëz e kanë ditur se ç’kanë zgjedhur dhe po ta përshkruajmë pak a shumë:
1. Eksperienca më e mirë në udhëtime!
Shoferë profesionistë, të ëmbël në biseda dhe shumë korrektë. Nuk i bien nga Kina, por nga rruga më e shkurtër, që të mos vonohesh dhe të mbërrish shpejt në destinacionin tënd. “O Zot, më fal që u vonova, por kishte tmerr trafik” nuk do të jetë më justifikim!
2. Llogari e thjeshtë nga aplikacioni
Shiko, se të gjithë e kemi pyetur veten: “Po sa kushton taksia deri në “Kinostudio”? dhe kemi imagjinuar shifra marramendëse. Që të mos e mendosh më gjatë seç duhet, shkarko aplikacionin Speed Taxi dhe llogarit vlerën. Kaq e lehtë!
3. Qindra taksi, të gjitha për ty
Speed-i është gjithandej, prandaj nuk do presësh kurrë gjatë. Të gjithë mund të të braktisin një ditë, ti mund të humbësh edhe avionin dhe eventet më të bukura, nëse nuk merr Speed-in! Mbase edhe s’ndodh, por më mirë të jesh i sigurt sesa i penduar.
4. Monitorim live të rrugës që po ndjek shoferi
Nëse e ke me nxitim dhe s’të pritet, ke një hartë që të bën të ndjekësh shoferin dhe të dalësh fiks sapo mbërrin ai. Koordinimi është çelësi!
5. Një kangur i lezetshëm që të komplimenton
E dimë, e dimë ç’po mendon: “Çfarë po lexoj?”!
Kush tha njëherë që nuk flasin kangurët? Të thonë veç komplimente, të tipit: “Sa yll dukesh sonte!”; “Rrushi, ku po shkon?” e gjëra të tilla që me mua funksionojnë gjithmonë. (Siç mund ta kuptosh, jam një prej 100 mijë përdoruesve).
“Ok, ti kangur i lezetshëm me bluzë të verdhë, më binde! Po të rezervoj”, është reagimi im i parë, sidomos në këtë vapë.
6. Fiks për njerëzit që s’duan të flasin me operatorët telefonikë
E ke parasysh kur ndonjëherë s’ke nerva të flasësh në telefon dhe të shpjegosh rrugën? Ose kur thjesht nuk e di me përpikëri koordinatën ku ndodhesh? Ja pra, Speed-i mendon edhe për njerëzit si unë (introvertë dhe që s’e kanë idenë e orientimit) dhe ti mund të shkruash mesazhe me shoferët, si dhe të vendosësh vendndodhjen tënde në hartë.
Ky aplikacion ka dalë nga ëndrrat e mia! Këtë mendojnë edhe 100,000 njerëz të tjerë dhe duhet ta provosh edhe ti! Më beso, do më falenderosh sa herë ta përdorësh!