
Ariana Grande iu përgjigj pyetjes që prej kohësh ka munduar internetin: Pse ajo dhe Cynthia Erivo nuk i mbajnë dot duart larg njëra-tjetrës në publik. Të dyja akotret janë në turneun e promovimit të filmit “Wicked: For Good” dhe teksa bisedonin në podkastin “Good Hang”, na dhanë një përgjigje!

Ariana tha se “kanalizon shumë energji përmes duarve të saj” dhe se e ka zakon që gjithnjë të mbajë në dorë, ose të mbajë diçka të shtrënguar, në rastin në fjalë, dorën e koleges.
Ajo tha po ashtu se bashkë me Cynthia-n kanë “punuar shumë për të ruajtur” lidhjen e afërt që krijuan duke luajtur Glinda dhe Elphaba.

“Kalojnë shumë kohë midis përfundimit të filmit dhe turneut të promovimit,” shpjegoi ajo, duke theksuar se mbajnë kontaktet kur është e mundur.
“Jemi të dyja shumë të zëna, por bëjmë më të mirën për të qëndruar të lidhura dhe për t’u kujdesur për njëra-tjetrën, që të mund ta nderojmë projektin sa më shumë që është e mundur,” u shpreh ajo.

Ariana theksoi se shfaqjet e saj të dashurisë fizike janë të menduara “për të kanalizuar mbështetje dhe energji” te personat e dashur. Megjithatë, e di se për të tjerët, ndoshta kjo është e tepërt. Këngëtarja pranoi se ajo dhe kolegia mund të jenë “të padurueshme” dhe “të bezdisshme” për të tjerët gjatë promovimit të filmit.


