Instagramming

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat romantike në Toskanë

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2025

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Nga një emoji në Instagram, te përgjigjet me humor në intervista dhe udhëtimet që linin ndjekësit të lexonin mes rreshtave, marrëdhënia e Capital T dhe Adrolës shpesh është shoqëruar me fjalët “dyshime”, “romancë” dhe “lidhje e fshehtë”. Por çfarë ka ndodhur ndër vite realisht mes modeles dhe reperit?

Korrik 2020 – Fillimi i aludimeve

Një foto e Capital T me Adrolën, shoqëruar me një emoji zemre, ndezi rrjetin.

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Disa ditë më vonë u zbulua se modelja ishte pjesë e videoklipit “C’est la vie” – dhe thashethemet për një lidhje mes tyre nisin menjëherë.

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Gusht 2020 – “Unë jam playboy”

Thashethemet morën hov të mëtejshëm pas një veprimi të pazakontë të reperit. Një ndjekës i shkoi Capitalit se “Capo dhe Adrola janë në lidhje” duke pretenduar se ata kishin kaluar pushimet së bashku. Reperi u përgjigj shkurtimisht, duke shkruar: “Unë jam playboy”, një reagim ironik. Kjo deklaratë e tërthortë u pa si mohim i thashethemeve, megjithëse fansat vijuan të dyshojnë për një romancë mes tyre.

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Gjatë 2021-shit – “Vetëm miq”

Në këtë periudhë nuk pati ndonjë zhvillim publik domethënës rreth raportit, por thashethemet qarkullonin.

Maj 2022 – Dyshime dhe përgënjeshtrime

Historia kthehet sërish në fokusin e mediave pas një fotografie të publikuar online, ku dy persona të maskuar me kapele - të dyshuar si Capital T dhe Adrola Dushi - shihen së bashku në një aeroport. Kjo foto ngriti përsëri dyshimet se dyshja po udhëtonin bashkë.

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Adrola, në “Më lër të flas”, thotë: “Jam në lidhje me veten.” Pak javë më vonë, edhe Capital T mohon: “E kam vetëm shoqe.”

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

14 shkurt 2023 – Sekreti buzë detit

Në Ditën e të Dashuruarve, Capital T poston një foto pranë një vajze misterioze, buzë detit. Fansat dyshojnë se është Adrola, për shkak të siluetës dhe çantës YSL – një detaj i përbashkët me postimet e saj më herët.

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Korrik 2023 – Ai pranon “E kam për vete”

Si rrallëherë, Capital T foli për jetën private dhe pohoi se është në një lidhje. “Për mua është më e bukura në botë, për të tjerët s’e di, e kam për vete,” tha ai në “Radar” në Radio Dukagjini.

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

22 gusht 2023

Gjatë një koncerti ku po performonte jashtë Kosovës, Capital T u vu “me shpatulla pas muri” nga disa fanse. Vajzat në publik i afruan telefonat me shkrimin “Ku është Adrola?”, duke e pyetur hapur reperin për modelen. Ai përdori gjuhën e trupit duke nënkuptuar se “Adrola është duke fjetur”. Kjo skenë u regjistrua dhe u bë virale në TikTok, ndërsa fansat e interpretuan si një tjetër shenjë të afrimitetit mes tyre.

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Qershor 2024 – “Ai është djali më i bukur shqiptar”

E ftuar në “S’e luan topi”, Adrola u pyet nga gazetarja Erjona Rusi nëse ishte në një lidhje dashurie, Adrola pranoi se është e dashuruar: “Mund të themi që është djali më i bukur shqiptar, mjafton?”

E pyetur nëse është Capital T (ndërkohë që në sfond vendoset një këngë e tij), ajo qesh dhe thotë: “Unë këtë këngën e pëlqej shumë, faleminderit që e vendosët. Capital T është shumë i bukur dhe këtë nuk e mohojmë dot."

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Gusht 2024 – Bashkë në koncert

Adrola merr pjesë në koncertin “Time Capsule” të Capital T në Tiranë. Pas eventit, ajo poston foto krah tij me përshkrimin: “Time Capsule nuk zhgënjen asnjëherë.”

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Mars 2025 – Bashkë, në pushime dhe jo vetëm

Në muajt e parë të 2025-it, Capital T dhe Adrola u panë duke kaluar pushime së bashku jashtë vendit – gjë që u nënkuptua nga postimet e tyre pothuajse identike në rrjetet sociale, në të njëjtat destinacione ekzotike.

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Gjatë festës së 33-vjetorit të saj, reperi publikoi video dhe foto nga atmosfera, ku ndër të tjera shfaqej duke ecur dorë për dore me Adrolën, si dhe një imazh të saj.

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Qershor 2025 – Fundjavë në Toskanë

Pak ditë më parë, të dy udhëtuan drejt Toskanës për një fundjavë romantike. Edhe pse nuk publikuan foto së bashku, lulet, ora e Adrolës dhe sfondi i njëjtë në postimet e tyre flasin vetë.

Fotot e publikuara nga Capital T:

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Postimet e Adrolës:

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Adrola ♥ Capital T: Nga ‘jemi vetëm miq’ te fundjavat

Tani, a do të kemi një konfirmim zyrtar? Apo ndoshta...nuk kemi më nevojë për të.