Showbiz

Sonila Meço kundër deklaratës së Nedës: “Prindërit nuk janë egoistë, por të rraskapitur”

Sonila Meço kundër deklaratës së Nedës:

Pas deklaratës së Neda Ballukut, e cila u shpreh se prindërit nuk duhet të lodhin gjyshërit me rritjen e fëmijëve të tyre, ka ardhur një reagim nga Sonila Meço.

Gazetarja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë një këndvështrim ndryshe mbi situatën. Ajo kërkon që të mos gjykohen prindërit që ua besojnë fëmijët gjyshërve, duke theksuar se shpesh kjo nuk është çështje egoizmi, por pamundësie.

“Mos u ngutni të gjykoni prindër që ua rrisin fëmijët gjyshërit. Sepse shumë nuk kanë zgjedhje tjetër në vendin ku jetojmë. Jo prej egoizmi, por pamundësie,” shkruan Meço.

Ajo e quan gjykimin ndaj këtyre prindërve si një formë morali që nuk merr parasysh realitetin konkret të jetës në Shqipëri. Ajo theksoi se po, gjyshërit janë të lodhur, por kjo lodhje nuk vjen vetëm nga përkujdesja për nipërit dhe mbesat:

“Jam dakord se gjyshërit janë të lodhur, por jo vetëm nga rritja e detyruar (a me qejf) e nipërve dhe mbesave, por nga një sistem që i trajton si barrë dhe jo si pasuri.”

Duke iu referuar kushteve të vështira ekonomike, Meço nënvizon se shumë prindër punojnë në mënyrë të pandërprerë, shpesh në më shumë se një punë, vetëm për të përballuar nevojat bazë:

“Prindërit punojnë edhe 10 orë në ditë, nga 2 punë, shpesh pa fundjavë, vetëm për të përballuar qiranë, faturat dhe ushqimin bazë. Në këto kushte, kur të rrisin fëmijët? Në mesnatë?”

Për më tepër, ajo kritikon mungesën e kujdesit publik për fëmijët e vegjël:

“Shteti s'ofron kujdes real për fëmijët e vegjël. Çerdhet dhe kopshtet publike nuk i përmbushin nevojat, janë të mbipopulluara, ndërsa ato private janë të papërballueshme për shumicën. Nuk po flas këtu për pasigurinë fizike e ushqimore.”

Sipas Meços, problemi nuk është te vetë prindërit, por te mungesa e mbështetjes shtetërore dhe një model politik që ka shpërfillur prindërimin si përgjegjësi publike:

“Nuk ka politika që ndihmojnë me strehimin, kujdesin ndaj fëmijës, përkrahjen psikologjike apo fleksibilitetin në punë. Nuk ka! Asnjë nga politikanët me pushtet nuk e ka shndërruar këtë në kauzë. Asnjë deputet/e. Të bëhesh prind sot është një barrë private në një shtet që s'ka asnjë përgjegjësi publike.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sonila Mec?o (@sonilameco1)

Sonila Meço ndau gjithashtu dhe përvojën personale, duke treguar se si edhe ajo ka qenë në të njëjtën pozitë, ku gjyshërit kanë qenë mbështetje e domosdoshme:

“E kam provuar mbi shpinë, kur puna në media na mbante pa orar, sidomos kur pushteti na konsideronte armiq e duhej të mbanim me thonj për orë të tëra programin a televizionin që urdhërohej të mbyllej nga pushteti. Prindërit e tim shoqi ishin shpëtimi për një familje të re, që vajza të rritej me dashuri e kujdes.”

Në përfundim, Meço thekson se gjykimi i prindërve duhet të shmanget, pasi rrethanat janë të ndryshme për secilin dhe jo të gjithë kanë akses të barabartë në ndihmë apo zgjedhje:

“Prindërit nuk janë bërë egoistë. Janë bërë të rraskapitur. Dhe është faji i një modeli që nuk e mbështet prindërimin, nuk investon te fëmijët, nuk njeh barrën që mban familja shqiptare çdo ditë.

Në këtë vend, familja nuk është më një zgjedhje, por e vetmja strukturë sociale që punon. Sepse shteti ka dështuar.”

Artikuj të sugjeruar:

 

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Sonila Me

Sonila Meço kundër deklaratës së Nedës:

after

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1)

">Neda Balluku's statement , which stated that parents should not tire grandparents out with raising their children, has received a reaction from Sonila Meço.

The journalist reacted through a post on social media, sharing a different perspective on the situation. She asks that parents who entrust their children to grandparents not be judged, emphasizing that often this is not a matter of selfishness, but of inability.

"Don't be quick to judge parents who raise their children with grandparents. Because many have no other choice in the country we live in. Not out of selfishness, but out of inability," Meço writes.

She calls the judgment of these parents a form of morality that does not take into account the concrete reality of life in Albania. She emphasized that yes, grandparents are tired, but this fatigue does not only come from caring for grandchildren:

"I agree that grandparents are tired, but not just from the forced (or willing) raising of grandchildren, but from a system that treats them as a burden and not as an asset."

Referring to the difficult economic conditions, Meço underlines that many parents work non-stop, often at more than one job, just to meet basic needs:

"Parents work 10 hours a day, working 2 jobs, often without weekends, just to cover rent, bills, and basic food. Under these conditions, when do they raise their children? In the middle of the night?"

Furthermore, she criticizes the lack of public care for young children:

"The state does not provide real care for young children. Public nurseries and kindergartens do not meet needs, are overcrowded, while private ones are unaffordable for most. I am not talking here about physical and food insecurity."

According to Meço, the problem is not with the parents themselves, but with the lack of state support and a political model that has ignored parenting as a public responsibility:

“There are no policies that help with housing, childcare, psychological support or work flexibility. There are none! None of the politicians in power have made this a cause. Not a single MP. Becoming a parent today is a private burden in a state that has no public responsibility.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1)

Sonila Meço also shared her personal experience, showing how she too has been in the same position, where grandparents have been an indispensable support:

"I've experienced it firsthand, when working in the media kept us busy, especially when the government considered us enemies and we had to keep our fingers crossed for hours on end for the program or television that was ordered to be shut down by the government. My husband's parents were the salvation for a young family, so that the daughter could grow up with love and care."

In conclusion, Meço emphasizes that judgment of parents should be avoided, as circumstances are different for everyone and not everyone has equal access to help or choices:

"Parents have not become selfish. They have become exhausted. And it is the fault of a model that does not support parenting, does not invest in children, does not recognize the burden that the Albanian family bears every day."

"In this country, the family is no longer a choice, but the only social structure that works. Because the state has failed."

Suggested articles: