Showbiz

Deklarata e Nedës: Pse në fakt, nuk “po ua nxijmë jetën gjyshërve”?

Deklarata e Nedës: Pse në fakt, nuk “po ua nxijmë

Neda Balluku mori gjithë kohën e botës, hapi kamerën e telefonit dhe xhiroi veten duke cekur një tematikë që rrallëherë diskutohet, ose edhe kur ndodh, nuk thellohet.

“A ka mundësi të mos ua lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie. U ka dalë shpirti t’ju rrisin juve, tani duhet të rrisin dhe kalamajtë tuaj. Mbajini vetë kalamajt, çojini në çerdhe dhe shkolla”, thotë Neda ndër të tjera dhe sigurisht, siç ndodh zakonisht, njerëzit komentuan dhe shumica prej tyre, nuk janë dakord.

Deklarata e Nedës: Pse në fakt, nuk “po ua nxijmë

Deklarata e Nedës: Pse në fakt, nuk “po ua nxijmë

Të tjera komente i lexoni në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Neda shkroi gjithashtu në mbishkrimin e videos se jemi “brez egoist” dhe se “bëjmë fëmijë që të na i mbajë plaka” (plaka – mami).

Opininonistja e “BBVA 4” mund të ketë deri diku të drejtë, në rastet kur ne tregohemi vërtet egoistë dhe përfitojmë nga dashuria dhe mirësia e gjyshërve dhe “ua ngecim” kalamajtë tanë, por në situatat e tjera, duke marrë parasysh edhe kulturën shqiptare, patjetër që gjyshërit kontribuojnë pozitivisht në rritjen e fëmijëve.

Besojmë i keni dëgjuar gjyshërit kur ju thonë “mjalti i mjaltit” për nipin/mbesën dhe në fakt, afërmendsh, ata i duan shumë nipërit dhe mbesat dhe mërziten nëse nuk ua çon dhe nuk i lejon të shpenzojnë kohë me ta.

Rritja e fëmijëve me gjyshërit sjell shumë përfitime, si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit. Duke lënë mënjanë arsyen e zakonshme “gjyshi/ja mban nipin/mbesën se prindërit janë në punë”, si dhe faktit që jemi shqiptarë dhe gjyshërit i kanë fëmijët e vegjël pikë të dobët dhe bëjnë gjithçka për ta, ka të tjera avantazhe për fëmijën.

Mëson për vlerat dhe trashëgiminë e familjes

Çdo gjysh/e vdes të tregojë më shumë mbi fëmijërinë e tij/saj, apo të fëmijëve të tyre, duke forcuar kështu ndjesinë e familjes, vlerave të përcjella ndër breza, si dhe duke krijuar krenarinë për identitetin. Me gjithë historitë, vuajtjet dhe sfidat, kur një fëmijë dëgjon nga gjyshi/ja histori të vërteta, të cilat tregojnë sa njerëz të fortë dhe shpirtmirë janë, përjeton një ndjesi të bukur familjare.

Dashuri dhe përkujdesje pa kushte

“Nëna, do më bësh trahana?”, lexoje me zërin tënd si fëmijë dhe kujtohu se si gjyshja të gatuante me shumë dashuri çdo gjë, me kushtin e vetëm: që ti ta haje. Gjyshërit shërbejnë si mburojë edhe kur nxehen prindërit; janë të duruar me nipërit dhe mbesat dhe thjesht shijojnë aktet e dashurisë që bëjnë për ta.

Zhvillimi emocional

Fëmijët që kanë një marrëdhënie të afërt me gjyshërit shpesh janë më të empatikë dhe të qetë emocionalisht. Ata ndihen më të mbështetur, më të kuptuar, si dhe shpeshherë dinë si të trajtojnë “ndjesitë e mëdha” si dhimbja apo dëshpërimi.

Mësimi nga përvoja jetësore

Gjyshërit kanë përvojë dhe mençuri që vjen nga jeta dhe vuajtjet që mund të ketë sjellë sistemi i kaluar. Ata mund të japin këshilla të vlefshme dhe shembuj të mirë për mënyrën si të përballohen vështirësitë apo të merren vendime.

Pra, është shumë e thjeshtë të thuash që “po ua nxijmë jetën gjyshërve”, por në praktikë, mendojmë se më shumë u nxihet jeta kur privohen nga dashuria e nipërve dhe mbesave. Gjithë çfarë Neda thotë në video mund të zgjidhet fare mirë, përmes një komunikimi të hapur dhe të sinqertë mes prindërve dhe gjyshërve, në mënyrë që në familje të ketë veç lumturi dhe aspak ndjesi negative.

REELS

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗