Merrni në telefon Nadir Murrën që të rikthejë emisionin “Enigma”, se kemi një rast më interesant se alienët: Marrëdhënien e Laert Vasilit me Rozana Radin!
Laerti, i ftuar në emisionin “Jo veç kullera” nga Andale Media, foli për marrëdhënien me Rozin, duke e cilësuar si pjesë të familjes.
“Tani, Rozanën e kam më tepër se motrën time. Rozana është pjesë e familjes”.
Shumë bukur deri këtu, por duke qenë se ne nuk harrojmë kurrë (ashtu si interneti), Laerti jo pak herë ka thënë në “BBVA 4” se me Rozanën janë thjesht fqinj dhe jaaa, në ca raste kanë pirë ndonjë kafe.
Vetë Laerti, por edhe Rozi, ia kanë mbajtur lojën njëri-tjetrit, duke thënë shpesh brenda shtëpisë dhe në ballafaqimet në ‘Prime’ se nuk janë “1 banor i vetëm”, madje njihen pak, kanë mbështetur njëri-tjetrin nja dy herë si artistë dhe thjesht jetojnë në një pallat.
“Me Laertin një herë kam pirë kafe. Unë me Laert Vasilin jam takuar dy herë”, shprehej Rozana në “BBVA 4”.
Më tej, në një tjetër deklaratë kontradiktore, thoshte: “Me Laertin kemi punuar një muaj bashkë çdo të shtunë”.
Por, sidoqoftë, dukshëm, dyshja gëzon një miqësi të ngushtë, se nga kafeja në “hyrje-dalje familjare” është në mes një det i tërë. Gjithsesi, mendojmë se enigma duhet të marrë fund, aktorët të tregojnë se e gjitha qe një strategji dhe të jetojmë të gjithë të qetë e pa brenga.
Ne Laerti, ne, duhet të na sqarosh!
Ja ku e gjen intervistën e plotë, se e dimë që po vdes nga kurioziteti.