Showbiz dhe TV

Egli tregon nëse kënga e saj është dedikim për Gjestin dhe përgjigjja është e paqartë

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2025

Egli tregon nëse kënga e saj është dedikim për Gjestin

Egli, e ftuar te “Goca dhe Gra”, tregoi mbi jetën e saj private dhe pasionet. Ndër të tjera, ajo u ndal edhe te projekti i fundit muzikor, kënga “Jetë”, për të cilën është aluduar shumë se është një dedikim ndaj Gjestit.

Egli, i ra gjerë e gjatë për të na treguar se edhe mbase është, edhe mbase s’është.

“Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë", tha ajo fillimisht.

Më tej, na bëri konfuzë duke thënë se nuk do të shprehej nëse është dedikim apo jo:

"Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo. Arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën te kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim”, tha ish-banorja e “BBVA 4”, duke mos i dhënë një përgjigje dilemës sonë.

Ne e kemi bërë një analizë të këngës “Jetë”, nëse je kurioz/e ta lexosh.

Egli gjithashtu foli edhe për një mundësi për të qenë pjesë e ndonjë filmi.

“Sa i përket kinematografikë, jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik”, tha ajo.

Pra, mos u çudisni nëse e shihni në ndonjë film.

Artikuj të sugjeruar: