Celebrity

Zbulohet arsyeja e nisjes së dramës në familjen Beckham: Zhgënjyese, por jo surprizuese!

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2025

Zbulohet arsyeja e nisjes së dramës në familjen Beckham:

Mosmarrëveshjet mes Victoria Beckham dhe nuses së saj, Nicola Peltz, kanë qenë për një kohë të gjatë një nga thashethemet më të nxehta në botën e showbiz-it ndërkombëtar. Por sipas një burimi të afërt me familjen Peltz, gjithçka nisi për diçka shumë më "fashion" sesa mund të imagjinonit: fustani i nusërisë.

Zbulohet arsyeja e nisjes së dramës në familjen Beckham:

Sipas burimit për PEOPLE, kur Nicola dhe Brooklyn Beckham u fejuan, Victoria kishte shprehur dëshirën që t’i krijonte personalisht fustanin e nusërisë nuses së ardhshme – një gjest që në letër tingëllonte super elegant dhe familjar. Nicola, e emocionuar, kishte pranuar menjëherë duke e konsideruar një nder.

Por, ndërsa përgatitjet për dasmën vazhdonin, u duk se prioritetet e Victoria-s kishin marrë një tjetër rrjedhë. Ajo nuk e njoftoi vetë Nicola-n për ndryshimin e planit, por mësohet se i telefonoi nënës së saj për ta informuar që nuk do të mund t’i realizonte dot fustanin.

Zbulohet arsyeja e nisjes së dramës në familjen Beckham:

Kështu, Nicola përfundoi duke zgjedhur një fustan haute couture të Valentino-s – dhe rrjetet shpërthyen. Ajo u portretizua si "nusja e llastuar" që refuzoi të vishte një veshje të vjehrrës së saj. Por fansat harruan që Nicola kishte qenë më parë një mbështetëse aktive e markës Victoria Beckham, duke marrë pjesë në sfilata, evente dhe madje kishte veshur një fustan të saj edhe për premierën e një filmi.

Pavarësisht kësaj, një tjetër burim i afërt me familjen Beckham thotë për PEOPLE se e gjithë historia është "larg së vërtetës":

“Një kërkim i shpejtë në Google tregon se sa herë është ricikluar kjo histori, vetëm për të portretizuar Nicola-n si viktimë. Familja Beckham ka qëndruar gjithmonë mbi këtë dramë, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme. Ata e duan djalin e tyre, por gjërat me Nicola-n janë bërë të pamundura.”

Zbulohet arsyeja e nisjes së dramës në familjen Beckham:

Në një intervistë të mëhershme për Variety, Nicola pati mohuar çdo dramë për fustanin, duke thënë:

“Doja të vishja një fustan të Victoria-s dhe isha shumë e lumtur për këtë. Por disa muaj më vonë, ajo kuptoi që atelieri nuk mund ta realizonte në kohë, kështu që më duhej të zgjidhja një tjetër fustan. As ajo nuk më tha të mos e vishja, as unë nuk i thashë se nuk e doja. Prej aty nisi gjithçka... dhe më pas u morën me këtë histori për muaj të tërë.”

Fustani i saj përfundimtar ishte një kryevepër e Valentino Haute Couture – dekolte katrore, një bisht katedralor, vello franceze dhe doreza të gjata elegante. Nicola punoi për gati një vit me Pierpaolo Piccioli për krijimin e fustanit, duke e përshkruar si një "zgjedhje e natyrshme".

Por drama nuk mbaroi me fustanin. Një tjetër burim zbulon se tensionet u përshkallëzuan në natën e dasmës kur Marc Anthony – mik i afërt i Beckham-ëve – po performonte dhe në vend që të ftonte çiftin për një kërcim të veçantë, ai i kushtoi performancën “gruas më të bukur në sallë... Victoria Beckham!” Në vend të një momenti të ëmbël për nusen dhe dhëndrin, Nicola – sipas burimit – la sallën mes lotësh.

Zbulohet arsyeja e nisjes së dramës në familjen Beckham:

Sidoqoftë, një i ftuar tjetër në dasmë mohon këtë version, duke thënë se:

“Nicola dhe Brooklyn patën kërcimin e parë shumë më herët. Më vonë, kur atmosfera ishte më ‘casual’, Marc Anthony performoi dhe të gjithë u argëtuan – Brooklyn dhe Victoria kërcyen, David dhe vajza e tyre Harper gjithashtu. Ishte një natë e gëzueshme për të gjithë.”

A është marrëdhënia mes Nicola-s dhe familjes Beckham përfundimisht e prishur? Jo domosdoshmërisht. Një burim i People tha:

“Marrëdhënia nuk është e parikuperueshme. Ata e duan Brooklyn-in dhe janë gjithmonë aty për të. Por janë të lënduar dhe të zhgënjyer që ai duket se ka shkëputur çdo kontakt me familjen.”

Pra, një fustan, një kërcim dhe shumë emocione të papërpunuara. Drama Beckham-Peltz vazhdon, edhe pse për publikun, ajo vjen e paketuar bukur me tantella, saten dhe buzëqeshje nëpër premiera.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: People