Showbiz

Elia Zaharia flet për herë të parë pas ndarjes nga Princ Leka

Elia Zaharia flet për herë të parë pas ndarjes nga Princ

E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, Elia Zaharia ka folur për herë të parë publikisht pas ndarjes nga Princ Leka. Ajo ndau disa nga mendimet dhe përjetimet e saj gjatë kësaj periudhe të vështirë.

E pyetur nga Rudina se çfarë e ka mësuar më shumë kjo periudhë, Elia u përgjigj pa hezitim:

“Do ta them me një fjalë: dimensionin e faljes. Kjo për mua nuk ka të paguar.”

Rudina e pyeti më tej se si ndihet aktualisht dhe Elia tregoi se, pavarësisht kompleksitetit të situatës, ndjehet e mbështetur dhe e bekuar nga familja:

“Ka qenë një periudhë komplekse, mirëpo unë falënderoj Zotin çdo ditë për atë mbështetje që më ka dhënë familja ime, rrethi im. Unë jam me shumë fat se prindërit e mi, familja ime, nuk janë vetëm familje, por janë dhe miqtë e mi më të mirë, me të cilët unë mund të ndaj çdo gjë: gjërat e vështira, gjërat e gëzuara. Dhe, o Zot, unë them: vetëm t’i duam dhe t’i falënderojmë prindërit çdo ditë për aq kohë sa janë.”

Elia Zaharia flet për herë të parë pas ndarjes nga Princ

Një tjetër moment i rëndësishëm i intervistës ishte kur Elia foli për prioritetin e saj më të madh – vajzën e saj, Geraldinën.

“Ajo që për mua është prioritet është mirëqenia e vajzës sime. Unë dua që ajo të ndihet ngrohtë shpirtërisht dhe të marrë dashuri nga të dy krahët. Për mua kjo është e vetmja gjë që vlen.”

Kur Rudina komentoi për bukurinë e vajzës, si një princeshë e vogël, Elia shtoi:

“Rritet me vlera, kjo ka rëndësi. Sepse fisnikëria e vërtetë është në zemër. Fisnikërinë nuk ta japin as titujt, as ofiqet. Unë uroj që ajo të ketë një zemër të pastër, të jetë një vajzë e mirë, të përgatitet, të bëhet e zonja e vetes dhe t’i dojë njerëzit, të jetë fisnike në zemër.”

Në fund të bisedës, si për ta mbyllur me një mesazh shprese, Rudina theksoi se “koha do të vërë çdo gjë në vendin e vet” – një ide me të cilën Elia u tregua plotësisht dakord.

Pas më shumë se një dekade bashkëjetese dhe një martese madhështore në vitin 2016, Elia Zaharia dhe Princ Leka vendosën t’i jepnin fund martesës së tyre. Lajmi u bë publik në fillim të vitit 2024, përmes një deklarate zyrtare nga Princ Leka, ku theksohej se ndarja ishte bërë me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, me prioritet të përbashkët mirëqenien e vajzës së tyre, Geraldinës. Pavarësisht zhurmës mediatike, të dy kanë zgjedhur të ruajnë dinjitetin dhe privatësinë, duke treguar një nivel të lartë maturie dhe fisnikërie në sjellje publike.

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Elia Zaharia speaks for the first time after her separation from Prince Leka

Elia Zaharia flet për herë të parë pas ndarjes nga Princ

Invited to the show "Rudina" on TV Klan, Elia Zaharia spoke publicly for the first time after her separation from Prince Leka. She shared some of her thoughts and experiences during this difficult period.

Asked by Rudina what she has learned the most from this period, Elia answered without hesitation:

"I'll say it in one word: the dimension of forgiveness. That, for me, is priceless."

Rudina further asked how she currently feels and Elia indicated that, despite the complexity of the situation, she feels supported and blessed by her family:

"It has been a complex period, but I thank God every day for the support that my family, my circle, has given me. I am very lucky that my parents, my family, are not only family, but they are also my best friends, with whom I can share everything: the difficult things, the happy things. And, oh God, I say: just love and thank our parents every day for as long as they are."

Elia Zaharia flet për herë të parë pas ndarjes nga Princ

Another important moment of the interview was when Elia spoke about her biggest priority – her daughter, Geraldine.

"What is a priority for me is the well-being of my daughter. I want her to feel warm and receive love from both sides. For me, that's the only thing that matters."

When Rudina commented on the girl's beauty, like a little princess, Elia added:

"She grows up with values, that's what matters. Because true nobility is in the heart. Nobility is not given by titles or positions. I wish her to have a pure heart, to be a good girl, to prepare herself, to become her own master and to love people, to be noble at heart."

At the end of the conversation, as if to close with a message of hope, Rudina emphasized that "time will put everything in its place" - an idea with which Elia completely agreed.

After more than a decade of cohabitation and a magnificent wedding in 2016, Elia Zaharia and Prince Leka decided to end their marriage. The news was made public in early 2024, through an official statement from Prince Leka, which emphasized that the separation was done with mutual understanding and respect, with the common priority being the well-being of their daughter, Geraldine. Despite the media noise, both have chosen to maintain dignity and privacy, showing a high level of prudence and nobility in public behavior.