Celebrity

Dramat s'kanë fund! Victoria "i vodhi" momentin më të bukur Nicola-s në ditën e dasmës

Shkruar nga Anabel

30 Maj 2025

Dramat s'kanë fund! Victoria "i vodhi" momentin më

Dramat në familjen Beckham nuk kanë fund!

Marrëdhënia mes Brooklyn Beckham dhe partneres së tij, Nicola Peltz është ende e fortë, pavarësisht konflikteve të shumta me David dhe Victoria Beckham. Së fundmi, ai i dedikoi edhe disa fjalë romantike në rrjete sociale, ku shprehej se do zgjidhte gjithmonë atë.

Ky dedikim u pa si një thumb për prindërit e tij, pasi marrëdhënia mes tyre ka qenë shuuumë e komplikuar.

Dasma apo drama?!

Dramat s'kanë fund! Victoria "i vodhi" momentin më

Të tjera detaje janë bërë të ditura, të cilat dëshmojnë një nga shumë motivet se përse gjërat shkuan aq keq.

Sipas një burimi pranë familjes, tensionet mes çiftit dhe prindërve të Brooklyn-it, arritën kulmin pas një incidenti në dasmën e tyre në vitin 2022. 

Victoria thuhet se "rrëmbeu" vallen e parë të çiftit, një moment që Nicola dhe Brooklyn e kishin planifikuar me shumë kujdes për ta ndarë së bashku.

“Marc Anthony, mik i familjes Beckham, ishte ofruar të performonte si dhuratë për dasmën,” shpjegon burimi. “Por para se të niste kënga, ai e ftoi Brooklyn në skenë dhe më pas tha: “Gruaja më e bukur e mbrëmjes, ejani këtu... Victoria Beckham!’”

Dramat s'kanë fund! Victoria "i vodhi" momentin më

Kjo deklaratë, sipas burimit, e mërziti Nicola-n, e cila u ndje sikur vjehrra i kishte prishur qëllimisht momentin më të rëndësishëm të ditës së saj.

Ky moment, sipas burimeve, u pasua nga një heshtje e gjatë në sallë.

Të ftuarit u tronditën akoma më shumë kur panë që Victoria nisi të kërcejë ngadalë me të birin në vend të nuses.

“Momenti nuk ishte aspak i përshtatshëm,” tha burimi, duke shtuar se më pas të gjithë panë Nicola-n teksa dilte nga salla me lot në sy.

"Nicola mendoi se Victoria e bëri këtë me qëllim, kur e dinte mirë që ai ishte një moment i planifikuar romantik mes saj dhe Brooklyn-it. Ajo nuk e kuptonte pse po ia bënte një gjë të tillë.”

Një tjetër burim, që njeh situatën nga afër, theksoi se kjo ngjarje ishte vetëm një nga shumë të tjera që kanë përkeqësuar marrëdhëniet mes tyre.

“Ata janë përpjekur të bëjnë paqe, por sa herë që duket se gjërat po përmirësohen, diçka tjetër ndodh që i kthen sërish në të njëjtën pikë,” tha ai.

Sipas këtij burimi, Brooklyn ndjen se është “mes dy zjarreve”. 

“Janë familja e tij, gjaku i tij. Por marrëdhënia me babain gjithmonë ka qenë e komplikuar, shpesh ka ndjerë se gjithçka mes tyre ka funksionuar si një marrëdhënie biznesi, jo si baba dhe bir.”

Dramat s'kanë fund! Victoria "i vodhi" momentin më

Nga ana tjetër, Nicola Peltz, e cila është rritur mes New York-ut dhe Florida-s, ka folur shpesh për lidhjen e ngushtë me familjen e saj. Në një intervistë për revistën Byrdie në vitin 2024, ajo tha:

“Familja është gjithçka për mua, dhe e them këtë me gjithë zemër. Sa herë që kam mundësi, shkoj në Florida dhe qëndroj në shtëpinë e prindërve. Më bën shumë të lumtur të zgjohem dhe t’i kem vëllezërit e motrat pranë.”

Burimi: People

Artikuj të sugjeruar: