Brooklyn Beckham ka shprehur publikisht dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj bashkëshortes, Nicola Peltz, në një moment kur thashethemet për tensione me familjen Beckham vazhdojnë të qarkullojnë kudo.
“Ti je e gjithë bota ime,” shkroi 26-vjeçari të shtunën, më 24 maj, në mbishkrimin e një videoje të publikuar në Instagram, ku shihet duke përqafuar Peltz gjatë një xhiroje me motor. “Do të të dua përgjithmonë. Do të të zgjedh ty gjithmonë, zemër. Je personi më i mrekullueshëm që njoh. Unë dhe ti përgjithmonë.”
View this post on Instagram
Çifti është i martuar që nga viti 2022, një martesë që thuhet se ka sjellë përplasje midis Nicola Peltz dhe vjehrrës së saj, Victoria Beckham. Sipas raportimeve, debatet filluan kur Nicola zgjodhi të vishte një fustan nusërie nga Valentino në vend të një fustani të krijuar nga marka e Victorias.
Në një intervistë për "Variety" në gusht 2022, Peltz sqaroi:
“Doja shumë të vishja një fustan nga Victoria dhe planifikoja ta bëja. Por disa muaj para dasmës u njoftuam se atelieja e saj nuk do të kishte kohë ta realizonte. Prandaj, isha e detyruar të zgjidhja një tjetër."
Me këtë deklaratë, aktorja mohoi publikisht thashethemet për një konflikt të mundshëm mes tyre.
Po ashtu, Brooklyn dhe Victoria Beckham janë përpjekur më herët të mohojnë raportimet për debate mes tyre, megjithatë, një burim i tha së fundmi revistës “Us Weekly” se “tensioni pas dasmës nuk është shuar kurrë.”
“Brooklyn e ka të vështirë të përballet me këtë situatë. Ai është shumë kokëfortë dhe për momentin dëshiron të mbajë distancë nga familja e tij.”
Më tej, fillimi i majit shtoi dyshimet për një ftohje të marrëdhënieve mes tyre, pasi Brooklyn dhe Nicola munguan në festën e 50-vjetorit të David Beckham në Londër. Një tjetër burim zbuloi se Brooklyn kishte propozuar organizimin e një feste të veçantë për babanë e tij, por ideja ishte refuzuar.
David dhe Victoria Beckham kanë tre fëmijë të tjerë: Romeo (23), Cruz (20) dhe Harper (13). Deri tani, asnjë nga anëtarët e familjes nuk ka komentuar publikisht mbi këto tensione.
Artikuj të sugjeruar:
- Konflikti në familjen Beckham: Brooklyn mendon se prindërit e tij shtiren në rrjete sociale
- Nicola Peltz sapo i shtoi benzinë zjarrit të thashethemeve për një dramë në familjen Beckham
- Drama familjare vazhdon, por David Beckham i kujtoi të birit se është ende pjesë e tyre
- Victoria Beckham
- Kemi të reja nga drama në familjen Beckham! Prindërit janë të lodhur me sjelljen e Brooklyn
- Drama në familjen Beckham vazhdon! Pse Brooklyn dhe e shoqja nuk ishin në ditëlindjen e David?