Terapistja dhe influencuesja, Belina Pupa po përballet me probleme ligjore. Ajo dyshohet nga autoritetet australiane se është përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Pupa ka dalë para gjykatës në Adelaide, teksa autoritetet pretendojnë se përgjatë 4 muajve të fundit, ajo ka kultivuar dhjetëra bimë narkotike.
Po ashtu, edhe bashkëshorti i saj, aktori Elvis Pupa, dyshohet se është përfshirë në të njëjtën çështje. Ky i fundit është shpallur në kërkim.
Nga ana tjetër, më 20 maj, para gjyqtares Natalie Browne, avokati mbrojtjes kërkoi që Belina Pupa të lihej e lirë, pasi i duhej të udhëtonte jashtë vendit për arsye pune. Megjithatë, kërkesa nuk është pranuar nga trupa gjykuese, kjo edhe për shkak të arratisë së bashkëshortin të saj.
Lajmi është njoftuar fillimisht nga mediat vendase (shiko mëposhtë) dhe më pas edhe në mediat shqiptare.
Belina dhe Elvis Pupa jetojnë prej vitesh në Australi, ku pjesë të përditshmërisë së tyre i ndajnë edhe me ndjekësit në rrjete sociale. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga dyshja lidhur me hetimet dhe akuzat e pretenduara ndaj tyre.
Artikuj të sugjeruar: