Celebrity

Rihanna do që fëmijët e saj të mos kenë shumë diferencë për një motiv të rëndësishëm

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2025

Rihanna do që fëmijët e saj të mos kenë shumë

Zbulimi i shtatzënisë së tretë të Rihannës erdhi krejt papritur në fillim të këtij muaji, kur ajo u shfaq në shkallët e Met Gala me barkun e fryrë. Pas këtij lajmi, një burim pranë çiftit ndau me People se këngëtarja dhe partneri i saj, A$ap Rocky, janë shumë të emocionuar për ardhjen në jetë të anëtarit të pestë të familjes.

Rihanna do që fëmijët e saj të mos kenë shumë

I njëjti burim zbuloi gjithashtu arsyen pse këngëtarja dhe reperi duan që fëmijët e tyre të kenë një diferencë të vogël në moshë:

"Rihanna gjithmonë ka dashur një familje të madhe, kështu që nuk mund të ishte më e emocionuar. Të dy janë të emocionuar që po e rrisin familjen e tyre dhe mezi presin t'u japin djemve të tyre një vëlla ose motër tjetër. 

Ata donin që fëmijët e tyre të ishin afër me moshë, në mënyrë që të rriteshin së bashku dhe të kishin një lidhje të ngushtë.", tha burimi.

Po ashtu, ai shtoi se dyshja ndihen shumë të bekuar dhe mirënjohës për këtë kapitull të jetës së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@istanforriri)

Kohët e fundit, gjërat duket se kanë shkuar mirë për familjen e këngëtares me famë botërore, pasi në shkurt, Rocky u shpall i pafajshëm, teksa akuzohej se kishte qëlluar me armë zjarri gjatë një sherri që ndodhi në nëntor 2021. Tani që gjyqi mbaroi dhe shtatzënia nuk është më një sekret, duket se çifti është përqendruar më shumë se kurrë te jeta familjare.

Artikuj të sugjeruar: