Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

16 Maj 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraina dërgon delegacion në Stamboll për bisedime me Rusinë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi të enjten se ka rënë dakord të dërgojë një delegacion në Stamboll në negociatat me përfaqësuesit rusë, ndonëse vetë nuk do të marrë pjesë në takim.

Pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Zelensky deklaroi se vendimi për të marrë pjesë në këto bisedime u mor nga respekti për udhëheqësit e SHBA-së dhe Turqisë, si dhe për të treguar vullnetin e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia.

“Për respekt ndaj presidentit Trump, nivelit të lartë të delegacionit turk dhe presidentit Erdogan, si dhe pasi dëshirojmë të hedhim hapat e parë drejt ç’tensionimit dhe një armëpushimi, kam vendosur të dërgoj delegacionin tonë në Stamboll,” tha Zelensky.

Aksident gjatë ndeshjes së La Liga-s në Barcelonë, disa të lënduar

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Policia në Barcelonë njoftoi se disa persona u plagosën, pasi një shofer humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një turmë tifozësh jashtë stadiumit gjatë një ndeshjeje të La Liga-s, të enjten.

Ngjarja ndodhi në minutat e para të ndeshjes mes Barcelonës dhe Espanyol.

Policia tha se të gjithë të përfshirët në aksident ishin lënduar lehtë dhe përjashtoi çdo motiv të qëllimshëm apo terrorist pas incidentit.

Trump ankohet për mungesën e SHBA-së në ceremonitë për Ditën e Fitores

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi të enjten faktin që SHBA-ja nuk mori pjesë në ceremonitë ndërkombëtare për 80-vjetorin e fitores së Aleatëve ndaj Gjermanisë naziste, javën e kaluar, duke theksuar se “ne e fituam luftën”.

Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi para trupave amerikane të stacionuara në Katar, ndalesa e dytë e një turi katërditor në Lindjen e Mesme që përfshin tre shtete.

Baza ajrore al-Udeid në Katar ishte një pikë kyçe për operacionet amerikane gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan, si dhe në fushatat ajrore të fundit kundër rebelëve Houth në Jemen.

“Ata ndihmuan, por pa ne lufta nuk fitohej – të gjithë do të flisnim gjermanisht, e dini këtë, apo jo?” shtoi Trump, duke përmendur edhe Francën si një vend që sipas tij “nuk bëri aq shumë sa SHBA për të fituar luftën”.

Papa Leon XIV ofron ndërmjetësimin e Vatikanit për paqen në Ukrainë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Papa Leon XIV ka ofruar ndërmjetësimin e Selisë së Shenjtë për të ndihmuar në arritjen e paqes në Ukrainë, duke fituar vlerësimin dhe mirënjohjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Do të bëj çdo përpjekje,” tha Papa gjatë një deklarate, “Selia e Shenjtë është gati të bëhet vendtakimi i armiqve që të shikohen në sy, t’u rikthehet shpresa popujve dhe t’u jepet dinjiteti që meritojnë – dinjiteti i paqes. Popujt kërkojnë paqe dhe unë, me zemër në dorë, u them drejtuesve të shteteve: le të takohemi, të dialogojmë, të negociojmë.”

Presidenti Zelensky e falënderoi Papën për këtë nismë në një postim në rrjetin social X: “Fjalët e mençura dhe gatishmëria e Selisë së Shenjtë për të ndërmjetësuar për paqen globale janë të vyera. Paqja është dëshira më e shenjtë e miliona njerëzve. Ne shpresojmë dhe punojmë për një paqe të denjë.”